• Latest
  • Trending
  • All

Zaev, keqkuptimi i anës tjetër të medaljes maqedone

20/05/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 29 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Zaev, keqkuptimi i anës tjetër të medaljes maqedone

20/05/2015
in Lajme

Protestat antiqeveritare të Zoran Zaev po shoqërohen me një entuziasëm të tepruar në hapësirën shqiptare, kryesisht jashtë Maqedonisë.  Pjesmarrja e mijëra shqiptarëve në mitingun e së djelës dhe valëvitja e flamujve kuq e zi sëbashku me ata maqedonë,  ka krijuar për herë të parë përshtypjen se bashkjetesa mes dy etnive është tashmë e mundur dhe e keqja e vetme për vendin e vogël e ka emrin Nikolla Gruevski. Madje jo vetëm kaq. Në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë janë jo të paktë ata të cilët e lidhin gjendjen katastrofale të shqiptarëve jo vetëm me Gruevskin por edhe me partitë e Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, që shërbejnë si paterica të regjimit autoritar të kryeministrit maqedon. Rrjedhimisht, po krijohet përshtypja se me rënien e këtij regjimi, me fitoren e opozitës, gjithçka mund të zgjidhet si me shkop magjik. Gruevski, e pas tij edhe Ahmeti dhe Thaçi duhet të shkojnë në shtëpi dhe e keqja sa hap e mbyll sytë merr fund. Por a është e tillë situata në Maqedoni? A mund të thjeshtëzohet gjithë sa po ndodh me ndryshimin e pushtetit politik?

Përgjigjen e parë negative rreth këtyre pyetjeve e dha pikërisht Zoran Zaev në tubimin e së djelës. Lideri i vetëm politik që shkoi në Kumanovë të nesërmen e masakrës, nuk e përmendi fare atë ngjarje përpara qindra mijëra protestuesve. Ai iu shmang jo vetëm Kumanovës por edhe rastit “Monstra” ku prej përgjimeve të publikuara prej tij, provohet se autoritetet shtetërore ua faturuan ato vrasje shqiptarëve. Zoran Zaev nuk tha asnjë fjalë për të drejtat e mohuara të shqiptarëve, nuk foli për integrimin e tyre, nuk bëri thirrje për bashkim të dy etnive në krijimin e një shteti demokratik ku secili do respektojë njëri tjetrin. Nuk foli për gjuhën, për marrëveshjen e paimplentuar të Ohrit, për ndarjen e pushtetit, për të drejtat politike dhe qytetare të afro 30 përqind të qytetarëve të vendit që aspiron ta udhëheqë nëse merr pushtetin. Nuk bëri asnjë deklaratë se nëse vjen në qeveri  si dhe sa do të ndryshojë gjendja e qytetarëve shqiptarë. Zoran Zaev u mjaftua vetëm që në dekorin e sheshit të kishte flamuj kuq e zi, madje në tribunë disa të rinj t’i drejtoheshin në shqip audiencës duke fajësuar Nikolla Gruevskin për gjithë të këqijat e 25 viteve të fundit.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Por a mjaftojnë të gjitha këto për ta parë këtë politikan si shpëtimtarin e gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni? Dhe a duhet shqiptarët t’i flakin tej udhëheqësit e tyre problematikë për të mbështetur  liderin e LSDM-së?

Minimumi që mund të thuhet për sjelljen e Zoran Zaev në këtë moment është mungesa e sinqeritetit përballë shqiptarëve. Ndërsa nga ana tjetër duhet të ngrihen shumë dyshime në lidhje me mënyrën sesi lideri i LSDMS-së po sillet karshi shqiptarëve. Zoran Zaev publikoi përgjimet e Jankullovskës që i quante shqiptarët indigjenë në vigjilje të aksionit të Kumanovës, kur zërat se regjimi po inskenon një përplasje etnike ishin ulëritëse. Ai publikoi përgjimin tjetër ku ish ministrja e Brendshme thoshte se i zhdukte shqiptarët brenda një ore, vetëm një ditë përpara protestës së 17 majit, duke marrë si shpërblim mijëra fjamuj kuq e zi në protestat antiqeveritare. Në kafenetë e Bit Pazarit dhe Tetovës prej muajsh flitet se Zaevi do të publikojë bombën e plotë mbi rastin “Monstra” dhe çka ka dalë deri tani është vetëm maja e ajsbergut në atë proces të montuar që iu vesh shqiptarëve dhe dënoi disa syresh me burgim të përjetshëm. Pra, selektiviteti i publikimit të përgjimeve nuk po i shërben të vërtetës për zullumet e regjimit, por taktikës politike të Zaevit për të përfituar prej tyre në kohën dhe vendin e duhur.

Nikolla Gruevski fitoi zgjedhjet e fundit me kërkesën ndoshta më ekstreme nacionaliste. Ai iu tha maqedonëve: “më votoni në shumicë që mos të kushtëzohem nga shqiptarët”.  Zoran Zaev duket se nuk është larg kësaj filozofie. Megjithëse nuk artikulohet në këtë mënyrë, ende deri tani nuk ka thënë asnjë fjalë sesi do të bashkëjetojë me shqiptarët. Ende nuk i ka bërë thirrje asnjë faktori shqiptar, në shumicë apo pakicë, tek partitë tradicionale apo ato periferike, shoqëri civile apo çdo lloj aktori tjetër të bashkohen jo vetëm për të rrëzuar Gruevskin por edhe për nesër, për të jetuar sëbashku si të barabartë në shtetin e vogël multietnik. Të gjitha këto duket se po i bën që të fitojë vetëm votat e maqedonëve. Njësoj si Gruevski.

Ndaj zërat në Tiranë, Prishtinë apo Shkup për të hedhur në kosh të plehrave bashkë me Gruevskin dhe klasën politike shqiptare në Maqedoni, përveçse të nxituara, tingëllojnë dhe naive. Nga ana e tyre shqiptarët duhet të reformojnë partitë që i përfaqësojnë, t’u kërkojnë llogari se pse nëpërkëmben sistematikisht, pse nuk zbatohet marrëveshja e Ohrit, pse liderët e tyre hyjnë në pazare meskine dhe korruptive dhe pse jetojnë si qytetarë të dorës së dytë edhe afro 14 vjet pas luftës së vitit 2001. Po ata nuk mund ta presin shpëtimin nga  lideri i LSDMS. Shqiptarët nuk mund t’i hyjnë një basti të tillë në një kohë kur Zoran Zaev nuk ka treguar asnjë shenjë se ku ndryshon nga Gruevski  në raportin me ta. Deri tani ai është shfaqur si ana tjetër e së njëjtës medalje. Paçka se duket si një anë më e bardhë se ajo e zeza e kryeministrit aktual, është një monedhë që nuk ka asnjë vlerë të shtuar.

Previous Post

Elhaida Dani kryeson sondazhin e Eurovizion

Next Post

Kosova njihet edhe nga Antigua dhe Barbuda

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kosova njihet edhe nga Antigua dhe Barbuda

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.