Ymeri ka thënë se që prej çlirimit të Kosovës vazhdimisht është premtuar formimi i Ushtrisë.
Ymeri ka thënë se para zgjedhjeve të vitit 2014 janë sjellë disa amendamente kushtetuese që mundësonin formimin e Forcave të Armatosura.
Ymeri ka thënë se diskursi në atë kohë nuk ka qenë në nivel institucional.
“Në atë kohë Qeveria e Kosovës u tërhoq vet nga ato amendamente kushtetuese… Edhe atëherë këto amendamente u sollën pak para zgjedhjeve”, ka thënë Ymeri.
Në atë kohë qëndrimi i Vetëvendosjes sipas Ymerit ka qenë i qartë. Ai thotë se Vetëvendosje ka kërkuar që të silleshin në Kuvend ato amendamente dhe mos të vazhdoheshin ulëset e rezervuara për pakicat.






















