Ymeri është shprehur se ndalja e Zajednices, siç e quan ai Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ka ndalë dialogun, pas sipas tij bisedimet janë zhvilluar për këtë bashkësi.
“Sot nuk ka vazhdim të dialogut me Serbinë, ndalja e Zajednicës ndali dialogun, sepse ky dialog zhvillohej për të”, ka thënë Ymeri, shkruan lajmi.net
Ai po ashtu ka thënë se këtij koalicioni po I vjen fundi dhe se Vetëvendosje po rritet.
Ymeri ka thënë se qeveritarët po keqpërdorin luftën e UÇK-së dhe për këtë arsye kanë kërkuar që lufta e UÇK-së, të hyjë në Kushtetutë.
Ndërsa duke folur për situatën e Trepçës, ai ka thënë se ky koalicion me ligjin e ri ka bërë hapin parë për privatizimin e saj.






















