Ai iu drejtua kolegëve deputetë duke iu thënë se me mosmbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, po fshihet e vërteta.
Ymeri tha se Astrit Dehari ishte arrestuar për terrorizëm, por asnjëherë nuk paraqitën asnjë provë kredibile.
“Ai u mbajt 68 ditë në burg por asnjëherë nuk u intervistua. Astriti në punën e tij i jepte zë popullit ndërkohë që ky regjim antipopullor donte t’ia ndalë zërin që mos t’i jepte zë popullit”, tha Ymeri.





















