“Këta janë derrat në skenën tonë politike, me Isa Mustafën si kryederri. Këta derra po duan ta shndërrojnë Kosovën në Fermë të Kafshëve, mu sikur në librin e George Orwellit, organizim represiv kundër Republikës”, ka deklaruar Ymeri.
Ai ka shtuar se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, është sundim i dhunshëm dhe si i tillë ai ka theksuar se do ta luftojnë me organizimin e protestave.
Ai ka pohuar se ka kontaktuar edhe me partitë e tjera opozitare, por nuk kanë vullnet.
“I kam kontaktua partitë e tjera opozitare për këtë kundërshtim por s’kanë pa vullnet nga ana e tyre. Ne jemi të interesuar që bashkë ta kundërshtojmë por nuk ka gatishmëri”, është shprehur Ymeri.






















