Postimi i plotë i Ymerit:
Sot përkujtojmë me respektin më të thellë sakrificën sublime të heronjve Xhevë e Fehmi Lladrovci, të rënë dëshmorë para 18 vitesh.
Gjaku i derdhur për lirinë, për forcimin e mirëqenien e Kosovës, për drejtësi historike ndaj popullit tonë të vuajtur, e për bashkim kombëtar, arriti ta çelë horizontin e së ardhmes politike për ne.
Ideali i Fehmi e Xhevë Lladrovcit për çlirim e liri, për sovranitet e bashkim, për zhvillim e progres, për ushtri e integritet, pa krim e korrupsion, jo vetëm që nuk janë realizuar ende por edhe janë braktisur si synime nga qeveria në Kosovë. Mirëpo, këto ideale të Fehmi e Xhevë Lladrovcit i gjen kudo në popull tek i cili është besimi dhe shpresa jonë.
Xheva e Fehmiu vazhdojnë të na frymëzojnë e të na e ndriçojnë rrugën përpara, sado që uzurpatorët e shovenët duan të na e mbyllin.
I përjetshëm do të jetë nderimi ynë për ta dhe lavdia e tyre!






















