Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka thënë se pas shpalljes së rezultateve zyrtare të referendumit do të rivendoset lidhja e presidentit të shtetit Recep Tayyip Erdoğan me partinë e tij AKP, raporton Anadolu Agency (AA).
“Një tjetër çështje që menjëherë do të hyjë në zbatim është rivendosja e lidhjes së presidentit tonë me AK Partinë, në të cilën ai është themelues. Me shpalljen e rezultateve zyrtare, do ta ftojmë kryetarin tonë të përgjithshëm dhe njëherit themelues i partisë dhe do të jemi të lumtur ta kemi atë në mesin tonë”, ka theksuar Yıldırım.