Një xhihadiste britanike vetëm 18-vjeçare ka “kërcënuar” kryeministrin britanik, David Cameron se do t’ia ngulin kokën në një hu pasi me politikat e tij po i shpall luftë myslimanëve dhe islamizmit.
Vajza, e cila besohet e jeton në territoret e kontrolluara nga luftëtarët e shtetit islamik, ISIS, në verilindje të Sirisë tallet gjithashtu edhe me planet e kryeministrit britanik për t’i hequr nënshtetësinë atyre që luftojnë për xhihad në Siri, duke thënë se nuk do t’i bëhej fare vonë nëse ndodhte një gjë e tillë.

“In sha Allah do të vijë dita kur koka e Cameron do të ngulet në një hu pasi ai vazhdon të sjellë luftë mbi ata që mbështesin Allahun”, shkruan në Twiiter 18-vjeçarja e veshur me një burka të zezë që e mbulon tërësisht, ndërsa mban në krah një armë të rëndë.
Numri i shtetasve britanikë qe luftojnë për xhihad krah shtetit islamik behet gjithnjë e me i madh çka eshte kthyer ne nje shqetësim serioz per qeverine e drejtuar nga Cemeron i cili ka premtuar masa shtrënguese per ta frenuar kete fenomen.















