Gjykata e Krimeve të Rënda dha këtë mbrëmje vendimin për shpalljen fajtorë të 9 të akuzuarve të grupit të personave që kanë dërguar luftëtarë të Siri.
Gjatë gjithë kohës së leximit të vendimit ata kanë reaguar duke iu drejtuar gjyqtares që lexonte.
Në një moment ata i janë drejtuar trupit gjykues me fjalët: “Shumë shpejt do ta merrni dënimin”.
Dënimet e dhëna:
Bujar Hysa, 18 vjet burg
Genci Balla 17 vjet burg
Gerti Pashja 17 vjet burg
Zeqir Imeri 16 vjet burg
Orion Reci 13 vjet burg
Verdi Morava 13 vjet burg
Edmond Balla 13 vjet burg
Fadil Myslimani 2 vjet burg
Astrit Tola, 7 muaj burg
Familjarët dhe të pandehurit kanë kërcënuar jashtë gjykatës edhe gazetarët dhe kameramanët që të mos filmonin. Është dashur ndërhyrja e forcave të “Shqiponja” që të normalizojnë situatën.















