Xharra ka shkruar në Facebook se Ahmeti po gënjen kur thotë se nuk i ka shpërblyer miqtë me leje.
“Shpend Ahmeti dje mohoi te kete shperblyer miqt e tij me leje. Shihni fotot e postuara nga vet perfituesit e lejeve. Qysh s’te vjen marre me rrejt publikisht. Këto foto janë postu nga vet pronaret e kompanisë “Redoni” shoke te Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut. E njejta leje iu pat anuluar nga Isa Mustafa, pershkak te reshqitjes se dheut. Foto01 pas marrjes se lejes dhe Foto02 ne darke duke festuar me shampanje me perfituesit. Gezuar”, ka shkruar Xharra në Facebook.
























