Imami Armand Ali: Thashë që nuk jap intervistë sepse të jepen copa fjalishë merr tjetër kuptim.
TCH: Jo, për këtë gjë nuk mund ta ndryshoj, vetëm marrëdhënien me Komunitetin Mysliman dua të di si e ke?
Armand Ali: Unë jam një njeri që jam sulmuar tre vite nga Komuniteti Mysliman.
TCH: Jeni imam i vetëshpallur? Ju njeh KMSH?
Armand Ali: Ata thonë që jam imam i vetëshpallur, xhamia nuk është e KMSH-së që unë të jem i vetëshpallur.
TCH: Ka ndikuar gjithë kjo situatë për besimtarët që vijnë këtu?
Armand Ali: Kjo mund të ndikojë tek dikush që ruhet nga opinioni, por kaq.
TCH: Përse ruhen nga opinioni, për çfarë?
Armand Ali: Nuk flas për asnjë gjë. Nëse doni jam gati të përballem me përfaqësuesit gylenistë të KMSH-së, të flas sa të doni pastaj.
TCH: Dua të di, përse kanë frikë nga opinioni njerëzit.
Armand Ali: Nuk kanë frikë nga opinioni njerëzit. Aspak. Kaq!
TCH: Po përse janë të ndikuar?
Armand Ali: Të thashë, merrni dhe ata të KMSH-së dhe flasim pastaj.
Por ndërsa një pjesë e besimtarëve kanë falur të premten paqësisht, për një pjesë tjetër kamera nuk është e mirëpritur, pasi sipas tyre nëntë arrestimet e 2014-ës janë fryt mediatik.
“Këtu është prona ime, përse vjen dhe filmon ti?”, thotë një person aty.
Ajo që i ka nxehur disa prej këtyre besimtarëve janë edhe katër arrestimet më të fundit në Shkodër, duke qenë se edhe ata ishin frekuentues të kësaj xhamie sikurse Medat Hasani, i cili u prangos pak orë pasi ishte falur këtu.
https://www.youtube.com/watch?v=gpBR44reYk0?feature=oembed&w=640&h=360





















