Emery paralajmëron dënim për Xhakën pas sjelljes së turpshme në fushë
Në ndeshjen e sotme, Granit Xhaka ka bërë një gjest të pafalshëm, duke abuzuar me shiritin e kapitenit, fanellën e klubit të Arsenalit dhe me tifozët e kësaj skuadre me emër në Angli.
Më saktë, Unai Emery pasi vendosi ta zëvendësojë në minutën e 61-të dhe kjo nuk i pëlqeu shqiptarit, që hodhi shiritin e kapitenit , ndërkohë tifozët vërshëllenin me të madhe gjatë ndeshjes.
Gjesti i tij po vlerësohet si i turpshëm, derisa pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Unai Emery.
Mediat angleze shkruajnë se Granit Xhaka shpërtheu ndaj vërshëllimave të shumta nga tifozët e Arsenalit dhe u tha tifozëve ‘f *** off’.
Emery tha se Xhaka gaboi dhe se do të bisedojë me klubin për dënimin e tij





















