“Faktikisht po, sepse jemi përfitues në mesin e këtyre komunave më të vogla që u është ndarë një buxhet i veçantë prej 4 milionëve, edhe ne jemi përfitues mbi 500 mijë euro. Por ngritje të buxhetit për investime kapitale për dallim nga ky vit, është fiks 70 për qind për vitin e ardhshëm”, ka thënë Gashi.
Gashi ka shtuar se kjo komunë vazhdon të ketë probleme me energji elektrike dhe reduktimet kanë kaluar përmasat e normales.
“Me rrymë vazhdimisht po kemi telashe. Ne e furnizojmë të gjithë Kosovën, ndërsa po jetojmë me qirinj. Vazhdimisht po kemi reduktime, sidomos nëpër fshatra. Me të vërtetë i ka tejkaluar përmasat e normales. Vazhdimisht kemi kontakte me KEDS-in dhe bëjmë ankesa, por gjendja ende është problematike edhe me tension, edhe me trafo edhe me shtylla që janë dëmtuar”, ka thënë Gashi.
Gashi ka treguar se ka edhe shumë kërkesa nga banorët e Obiliqit për t’u shëruar nga sëmundjet malinje që shkakton tymi i KEK-ut, por sipas tij, mundësit buxhetore janë të vogla.
“Ka ankesa në vazhdimësi, por kjo varet nga mundësit buxhetore, sepse i kemi mundësit e vogla”.
Gashi, që ka qenë ushtar i UÇK-së, është shprehur kundër dënimeve të bashkëluftëtarëve të tij.
“Unë jam kundër këtyre veprimeve sepse në këtë rast nuk janë faktet e mjaftueshme, ne të gjithë po e dimë që janë çështje politike”, ka thënë Gashi.























