• Latest
  • Trending
  • All

Wisner: Korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi, një ide jorealiste

07/06/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Wisner: Korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi, një ide jorealiste

07/06/2019
in Aktualitet, Kosova, Lajme

Ideja e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë nuk është realiste, tha ish-diplomati amerikan Frank Wisner. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-i dërguari i posaçëm amerikan për Kosovën, theksoi se nuk ka mbështetje të mjaftueshme të publikut dhe politike në Kosovë dhe Serbi për një zgjidhje me korrigjim të kufirit. Sipas tij, ka nevojë për një qasje të re, pra është më e logjikshme tani që ne vend të negociatave politike të nivelit të lartë për statusin, palët të përqëndrohen në çështjet themelore të progresit dhe zhvillimit ekonomik. Me ambasadorin Wisner bisedoi kolegu Festim Gashi.

​Zëri i Amerikës: Ambasador Wisner, në një artikull të kohëve të fundit ju keni shkruajtur se duhet një qasje të re ndaj Ballkanit Perëndimor. Konkretisht cila është kjo qasje? Çfarë duhet të ndryshojë në qëndrimin e tanishëm të perëndimit nga rajonit?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Frank Wisner: Duhet të ketë një angazhim të ri nga ana e qeverive evropiane dhe Shteteve të Bashkuara për trajtimin e çështjeve urgjente të Ballkanit Perëndimor. Çështja e emrit të Maqedonisë është zgjidhur, por situata mes Kosovës dhe Serbisë dhe ajo në Bosnje ende nuk janë zgjidhur. Mendojmë se ka ardhur koha për një shikim të ri mbi atë se si duhet trajtuar ky rajon. Ndërsa do të ketë negociata të vazhdueshme, ato nuk do të sjellin një përgjigje të lehtë ose të menjëhershme, kështu që obligimi bie kryesisht mbi Bashkimin Evropian për të investuar në rajon dhe për ta integruar atë në Evropë. Pra, ta bëjë këtë duke zgjeruar lidhjet rrugore, prodhimin e energjisë elektrike, qasjen në internet dhe aktivitete të tjera të larmishme ekonomike. Ndërtimi i institucioneve shtetërore në Ballkanin Perëndimor është absolutisht i rëndësishëm. Por, në vend të përpjekjeve për realizimin e menjëhershëm të objektivave politike, ne mendojmë se theksi do të zhvendoset në dimensionin ekonomik. Integrimi në Evropë do ta bënte këtë ndihmonte arritjen e suksesit në frontin politik.

Zëri i Amerikës: Mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur një nga çështjet e pazgjidhura në Ballkan. Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili filloi në vitin 2011, nuk ka çuar në gjetjen e një zgjidhjeje. Tani kemi një nismë të re nga Gjermania dhe Franca për rifillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Sipas mendimit tuaj, cilat janë gjasat që kjo përpjekje të jetë e suksesshme?

Frank Wisner: Uroj që kjo të shkojë mirë. Këshilla ime e vetme për organizatorët është që kjo nismë të drejtohet në një mënyrë sa më modeste. Përndryshe, politikanët në rajon do të kapen me një çështje dhe do të krijojnë shumë vështirësi. Kjo ka ndodhur brenda në Kosovë dhe në Bosnje, ku realitetet e brendshme politike tejkaluan synimet e mira të negociatorëve të jashtëm. Për këtë arsye në qasjen tonë ne kemi rekomanduar që të ketë një theks më të madh në integrimin ekonomik të rajonit në Evropë dhe menaxhimin me një nivel më modest të vështirësive afatgjata politike.

Zëri i Amerikës: Ambasador Wisner, pikërisht një aspekt ekonomik i kësaj çështje është kushtëzimi nga Begradi i rifillimit të bisedimeve me heqjen e tarifës 100 për qind të Kosovës ndaj mallrave serbe. Pavarësisht thirrjeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për heqjen e kësaj tarife, Prishtina këmbëngul se nuk do ta bëjë këtë derisa Serbia nuk ndryshon qasjen ndaj shtetësisë së Kosovës. Si e shihni ju këtë çështje?

Frank Wisner: Jam dakord me të gjithë ata që mendojnë se vendosja e tarifave ishte e paarsyeshme dhe ato duhet të hiqen. Vendosja e tarifave ishte një gjest politik kundër Serbisë. Kjo nuk do të ndryshojë. Ka shumë avantazhe politike që mund të ndiqen nga të dyja palët. Për këtë arsye është më e logjikshme tani që ne vend të negociatave politike të nivelit të lartë për statusin, palët të përqëndrohen në çështjet themelore të progresit dhe zhvillimit ekonomik.

Zëri i Amerikës: Ka një shqetësim se mosgatishmëria e Kosovës për të pezulluar tarifat ndaj mallrave serbe ka dëmtuar marrëdhëniet e Prishtinës me Uashingtonin. Sipas mendimit tuaj, çfarë ndikimi ka patur kjo çështje në marrëdhëniet Kosovë-SHBA?

Frank Wisner: Unë nuk kam asnjë dyshim se kosovarët dhe qeveria e Kosovës nuk e kanë ndihmuar veten me antagonizmin që kanë treguar për këtë çështje. Por unë mendoj se Shtetet e Bashkaura kanë interesa më të thella për trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, situatës në Bosnje dhe integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Evropë.

Zëri i Amerikës: Ambasador Wisner, ka kaluar pothuaj një vit që kur ideja për korrigjim të kufirit ose shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë filloi të debatohej në rajon. Si e shihni ju këtë ide? Pas takimit të Berlinit, kundërshtarët e kësaj ideja thanë se ajo ka vdekur. Cili është mendimi juaj për këtë?

Frank Wisner: Askush nga jashtë nuk duhet të ketë mëdyshje ndaj serbëve ose kosovarëve në përpjekjet e tyre për të zgjidhur çështjet që i ndajnë ata. Dhe do të ishte në rregull, nëse ata duan ta bëjnë këtë me korrigjim të kufirit. Por unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Nuk mendoj se kjo është realiste. Nuk ka mbështetje të mjaftueshme të publikut brenda Kosovës, nuk ka mbështetje të mjaftueshme politike për këtë. Dhe brenda Serbisë pa një masë të konsiderueshme progresi, nuk do ta mbështesnin një zgjidhje territoriale. Pra, unë nuk shoh një rrugë përpara në këtë drejtim.

Zëri i Amerikës: Ambasador Wisner, ju keni paralajmëruar për një rritje të ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor. Sa është i përgatitur perëndimi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për t’iu kundërvënë këtij ndikimi?

Frank Wisner: Angazhimi i Shteteve të Bashkuara dhe evropianëve në rajon është i rëndësishëm. Veçanërisht nëse është konkret në aspektin ekonomik, dhe përpiqet të ndihmojë rajonin t’i zgjidhë problemet e tij, ky lloj angazhimi ndihmon në pengimin e ndërhyrjeve të jashtme keqdashëse dhe destabilizuese. Miqtë e mi rusë nuk ofrojnë burime për rajonin. Ata janë destabilizues. Ata duan të kenë një zë, por nuk ofrojnë asgjë. Ajo që duhet të ndodhë është një bashkëpunim më i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe rajonit, dhe mënyra më e mirë është që kjo të bëhet përmes një bashkëpunimi më të intensifikuar ekonomik dhe zhvillimit ekonomik.

Previous Post

Merkel refuzon KE për negociata të shpejta me Shqipërinë

Next Post

Haradinaj: Jemi për marrëveshje me Serbinë që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Haradinaj: Jemi për marrëveshje me Serbinë që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.