Gjykata nuk ka imponuar dënim ndaj Wildersit, kështu që ai mund ta vazhdojë mandatin e tij në parlamentin e Holandës.
Po ashtu, ai do të ketë të drejtë ta udhëheq Partinë e Lirisë, me orientim nacionalist, në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
Pas vendimit të gjykatës, Geert Wilders ka shkruar në rrjetin Twitter se ky është një vendim i “çmendur” me të cilin dënohet “gjysma e Holandës”.
Ai tha se gjyqtarët e “urrejnë” Partinë e Lirisë.
Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se avokati i zotit Wilders ka thënë se klienti i tij do të ankohet kundër vendimit të gjykatës.






















