Kjo ka ardhur pasi që ish- kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, akuzoi Rusinë për ndërhyrje në rajon.
Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina kanë shprehur interes të madh në anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian dhe në aleancë ushtarake të NATO-s, por Rusia ka kundërshtuar këto lëvizje.
“Shtetet e Bashkuara u bën thirrje udhëheqësve të Maqedonisë të formojnë një qeveri të re, pa vonesa të mëtejshme, në përputhje me kushtetutën dhe aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha Toner.
Në Maqedoni u zhvilluan zgjedhjet parlamentare gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, por ligjvënësit vazhdojnë të grinden rreth asaj se si të formohet Qeveria.
“Formimi i një qeverie të re të angazhuar për sundim të ligjit dhe zbatimin e reformave të nevojshme do të ndihmojë për t’i dhënë fund një krize politike që ka penguar rëndë integrimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik dhe euroatlantik të vendit”, tha Toner.
Presidenti Donald Trump ka shprehur në mënyrë të përsëritur admirimin për zotin Putin dhe bëri thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën. Mirëpo, FBI po heton nëse skuadra Trump ka pasur kontakte të papërshtatshme me autoritetet ruse para dhe pas zgjedhjeve.
Tensionet në Ballkan përfshijnë edhe Serbinë dhe Republikën e ndarë të Kosovës. Gati dy dekada më parë, SHBA mori pjesë në luftërat e Bosnjës dhe në Kosovë, të dyja kundër Serbisë. Rusia mbështeti Serbinë.






















