Ka ndodhur aq shpesh sa Qeveria është dashur të instalojë detektorë më të fuqishëm dhe vendosë sistemin e ventilimit.
Krejt kjo sepse opozita nuk pajtohet me përcaktimin e tanishëm të vijës kufitare me Malin e Zi.
Pasi jepet një përshkrim I rrugës së Kosovës gjatë viteve të fundit ku nga një vend nën administrimin e OKB-së, e ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, theksohet se të dy vendet aspirojnë anëtarësimin në BE.
Por tani gazeta rikujton se demarkacioni me Malin e Zi është kusht I vënë nga Unioni për liberalizimin e vizave.
Gazeta amerikane përshkruan në hollësi mospajtimet për këtë vijë kufitare ndërmjet pozitës e opozitës duke përmendure dhe kundërshtimet e mjaft ekspertëve të kësaj çështjeje.
Gazeta vëren se ka më shumë se gjashtë muaj që parlamenti thuajse është bllokuar nga mospuna shkaku I kësaj çështjeje, në një vend me popullatë të re, e me përqindje të lartë të papunësisë ku sipas të dhënave, 55% e të rinjve nga mosha 15-24 vjeç janë të papunë.
The Washington Post sa I përket situatës në këtë çështje citon politologun Andrew Owsiak, sipas të cilit, kufijtë e qartë parandalojnë luftën, por caktimi i kufijve mund të shkaktojë luftën.
Artikulli i përmbledhur është përkthyer nga lajmi.net Titulli është i redaksisë kurse të plotë artikullin e gazetës amerikane mund ta gjeni në këtë link.
https://www.washingtonpost.com/news/monkey-cage/wp/2016/09/08/kosovo-is-rioting-over-how-to-draw-its-borders-heres-how-it-could-get-worse/






















