“Kjo gjendje vjen si pasojë e angazhimit të qeveritarëve të cilët nuk kanë tentuar ta ndihmojnë atë por të përfitojnë vetëm politikisht.
Për këtë vlerësim janë përgjegjës shumë faktor por përgjegjësia mbie mbi qeverinë dhe udhqehqjn komunale që nuk kanë punuar mjaftueshëm për rezultate më të mirë në arsim”, tha ai.
Kurteshi vlerëson se gjendja në arsim është shumë e rëndë dhe se kjo duhet të ndryshoje por kjo siç theksoi ai, nuk mund të ndodh me qeverinë “Pronto” dhe nuk mund të ndërtohet arsim serioz të edukimit me po të njëtën qeveri. Madje ai ka propozuar edhe dnrsyhimet që duhen bërë me qëllim ngritjen e nivelit të arsimit në vend.
“Buxheti për arsim duhet të ndryshojë, duhen krijuar kushtet për përfitim të dijes, laboratorët, numri i nxënësve nuk duhet të jetë më i madh se 25, nxënësit me aftësi të veçantë dhe ata më të dobtë duhet bërë mësim shtesë”, tha ndër tjerash Kurteshi.






















