Frashër Krasniqi nga ky subjekt thotë se ende janë të interesuar që dy subjektet e tjera opozitare tu bashkohen në protestë.
“Visar Ymeri ju ka bërë thirrje disa herë AAK-së dhe Nismës që të koordinohemi për protestën, fatkeqësisht ata nuk i janë përgjigjur kërkesës tonë për takim. Megjithatë jemi të interesuar të bashkëpunojmë me ta dhe i ftojmë të bëhen pjesë e organizimit për protestë”, thotë Krasniqi.
I pyetur se a i ftojnë përkrahësit që të mos shkaktojnë dhunë, Krasniqi thotë se dhunë gjithmonë ka shkaktuar Qeveria dhe Policia.
“Normalisht nuk është shkaktuar dhunë nga Vetëvendosje, por nga pushteti, intervenimi i Policisë dhe bllokimi i rrugëve. Ftojmë Qeverinë të mos bëjnë dhunë. Qytetarët nuk kanë bërë dhunë asnjëherë”, thotë ai.






















