Konferenca mbledhë partitë kryesore socialdemokrate të Evropës, si dhe shumë parti të tjera socialdemokrate nga e gjithë bota.
Në këtë konferencë do të flasin edhe Federica Mogherini, Përfaqësuesja e lartë e Komisionit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Martin Schultz, President i Parlamentit Evropian, Gianni Pittella, President i Grupi Social Demokrat në Parlamentin Evropian, Iain McNicol, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Laburiste Britanike, etj.
Punimet e konferencës zgjasin dy ditë, dhe ato janë të përqendruara te “Agjenda e re për paqe dhe drejtësi”.
Kjo agjendë synon të ndërtojë politikat e nevojshme që i bëjnë ballë zhvillimeve si kriza financiare, kriza e refugjatëve dhe gjendja e emergjencës që është vendosur në shumë shtete për shkak të sulmeve terroriste dhe ekstremizmit fetar.
“Nëpërmjet kësaj agjende, Aleanca Progresive e Socialdemokratëve synon të ndërtojë një rrugë të qëndrueshme demokratike që i bën ballë sfidave të shekullit të XXI kundër autoritarizmit në ngritje në shumë shtete të botës, përmes politikave që e vendosin njeriun dhe të drejtat e njeriut në qendër dhe forcimit të lidhjeve dhe organizatave në nivel ndërkombëtar”, shkruan Ymeri.






















