“Në vend që të kërkojë sqarim nga kompania që kishte realizuar këtë sondazh, dhe të kërkojë të dijë parametrat, metodën e punës, etj. që ta analizojë nëse ky sondazh është serioz dhe shkencor, LDK e Isa Mustafës ka vendosur ta denoncojë atë pa pasur asnjë informacion, dhe të tentojë në mënyrë absurde ta lidhë këtë sondazh me Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
LDK-ja e drejtuar nga Isa Mustafa është në panikë të madhe pikërisht ngase po e di që ky dhe sondazhet e tjera të kohëve të fundit janë të vërteta. Ne tashmë jemi të bindur që rezultatet e këtij sondazhi – që flasin për rritje të madhe të VETËVENDOSJE!-s – përputhen me atë çka mendojnë qytetarët, dhe çka po shprehin ata për çdo ditë në vizitat tona në teren”, thotë ky subjekt.






















