Ndërsa prej udhëheqësve të lartë, deri më tani nuk ka reaguar as presidenti Hashim Thaçi.
Sulmin mbi Kuvendin e Kosovës e kishin dënuar të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe ato opozita, mirëpo, sulmin ndaj shtëpisë së Murat Mehës nuk e kanë dënuar.
Policia e Kosovës dhe njësitet deminuese, sot kanë deaktivizuar në mënyrë të kontrolluar një mjet shpërthyes që ishte vendosur në shtëpinë e kryetarit të komisionit shtetëror për përcaktimin e vijës kufitare, Murat Meha.
Për vendosjen e mjetit shpërthyes në shtëpinë e tij, ka reaguar ashpër Murat Meha. “Sulmi është bërë prej dorës së zgjatur të atyre që tentojnë të na rrezikojnë edhe jetën edhe familjen. Unë s’i kam borxh askujt”, ka thënë Meha.






















