“Kur do ta ratifikojnë në Kosovë është çështje e tyre e brendshme, ne presim me durim ratifikimin”, u ka thënë Vujanoviq gazetarëve në qytetin e Mojkovacit, ku edhe po merr pjesë në një organizim të qytetit.
“Nuk ka arsye për t’u nevrikosur, por ne presim që në Kosovë të bëhet kjo”, ka pohuar Vujanoviq, njofton Klan Kosova.
I pyetur rreth protestave të fundit në kufi, ai tha përsëri se asgjë nga këto nuk ka nevojë të afektojë marrëdhëniet Mal i Zi-Kosovë.
“Ajo është thjesht një gjendje shpirtërore, deklaratë e qytetarëve. Unë pres që Parlamenti i Kosovës do të sigurojë shumicën e nevojshme, ndërsa jam i sigurt se në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në marrëdhëniet tona”.






















