• Latest
  • Trending
  • All

Vuçiqi, ky fëmijë i përkëdhelur që tolerohet nga Perëndimi

03/06/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 12 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vuçiqi, ky fëmijë i përkëdhelur që tolerohet nga Perëndimi

03/06/2022
in Aktualitet
Emin AZEMI

Taktizimet e Vuçiqit për të qenë dhe me Rusinë edhe me BE-në ende nuk po merren seriozisht nga qarqet perëndimore në Bruksel dhe në Washington. Se sa është i afërt Presidenti Serb, Aleksandar Vuçiq, me Moskën dëshmoi edhe telefonata e tij e fundit me Vladimir Putinin, kur ky i fundit i premtoi të përkëdhelurit të tij në Beograd se Rusia do të vazhdojë ta furnizojë me gaz Serbinë edhe tri vjet.

Duhet të jenë në pyetje interesa thellësisht strategjike të të dyja vendeve partnere sa që nuk ka nevojë as për takim, pasi që marrëveshjet e rëndësishme Moskë-Beograd mund të arrihen edhe me telefon.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Asnjë lider nga Ballkani nuk mund të arrijë marrëveshje të tillë me politikanë të rëndësishëm të BE-së. Kjo flet edhe për qasjen asimetrike në mes të Brukselit dhe Moskës ndaj Ballkanit, sepse BE-ja, në vend se të prijë me procese, merret me amortizimin e pasojave që shkaktohen nga taktizimet e Vuçiqit. Në vend se të ndërtojë një qëndrim ndaj Beogradit për mosvendosjen e sanksioneve Rusisë, Brukseli i dëgjon me indifentizëm deklaratat kërcënuese e destabilizuese të Vuçiqit drejtuar Kosovës.

Paqen sociale dhe politike brenda në Serbi Vuçiqi po e arrin përmes gazit rus dhe përmes  Kosovës. Deklarata e tij se do t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ruajtjen e sovranitetit në gjithë territorin e Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën si pjesë përbërëse të saj, ndodh në kohën kur Vuçiqi po e thellon bashkëpunimin me Kremlinin dhe nuk po pranon t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

Perëndimi tashmë i ka kaluar vijat e kuqe të tolerances me Vuçiqin. Fatura e këtij tolerimi sigurisht që do ta ketë koston e vet dhe në Bruksel ka plot burokratë që këtë kalkulim e lidhin me taktikat e joshjes së Vuçiqit për të mos e lëshuar në prehërin e Moskës, por ajo çka po ndodh në terren është në kundërshtim me frymën e sigurisë rajonale që e promovojnë NATO dhe SHBA-të. Toleranca e Brukselit po e prish këtë frymë, ndërkohë që Vuçiqi po e shfrytëzon me mjeshtri mungesën e koordinimit Prendimor sa u përket qëndrimeve ndaj Beogradit.

Forcimi i partneritetit në mes Rusisë dhe Serbisë, që u theksua edhe gjatë telefonatës Putin-Vuçiq, po ndodh në kohën kur Brukseli nuk ka një qasje të qartë ndaj çështjeve të mprehta mbi Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Gazi dhe armët ruse e kineze që po depërtojnë në Serbi po shndërrohen në mjete të forta goditëse, por Brukseli parapëlqen t’i shohë ato me syza fëmijësh, prandaj ato i duken si lodra. Kjo sjellje e Bukselit dhe e Washingtonit ndaj çështjeve kaq të ndieshme që e cenojnë sigurinë rajonale, duke e trajtuar Vuçiqin si një fëmijë të lazdruar dhe duke ia lënë në duar të gjitha lodrat që atij i pëlqejnë, mund ta shndërrojnë sërish Ballkanin në një vatër krize me pasoja katastrofale edhe për qëndrueshmërinë e paqes evropiane. Ndoshta dikur do ta vërejnë, por do të jetë vonë për ta kuptuar se të tolerosh politkanët në Ballkan që në fillim duken si fëmijë lazdranë, i bie të shkurtosh ardhmërinë e fëmijëve të tjerë që duan të jenë evropianë .

Në fakt, udhëheqja aktuale e BE-së po e ndjell vet të keqen, duke toleruar politikën destabilizuese të Beogradit. Ka kohë që në Bruksel instalohen burokratë që kanë njohuri zero mbi historinë, sidomos mbi shkaqet e shpërthimit të luftërave ballkanike e botërore, sepse në të kundërtën ata do të dinin t’i deshifronin hijet e së kaluarës të cilat ka rrezik të bëhen sërish pengesë e së ardhmes.  Nuk është e thënë që patjetër të ndodhë ndonjë atentat për të shërthyer ndonjë luftë e përgjkakshme, pasi ata që organizonin dje atentate sot i kanë ndryshuar taktikat e veprimit dhe nuk është shumë vështirë të kuptohet se cilat janë pasojat e këtyre veprimeve. Mjafton të analizohet prapavija e telefonatës Putin –Vuçiq për ta kuptuar se deri ku mund t’i zgjerojë krahët fantazma ruse në Ballkan.

Previous Post

Fevziu: Shteti shqiptar nuk ka paguar asgjë për mjekimin e Bujar Nishanit

Next Post

Hoxha: Dumani ka dëshmuar se Ilir Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Hoxha: Dumani ka dëshmuar se Ilir Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.