“Treni nuk ishte provokim. Kur këta njerëz dëshironin të hynin në UNESCO si shtet i pavarur, por mendoj se ata vetëm donin të mburrnin më të. Më pas, pse janë të inatosur për murin? Ose po u pengojnë afresket, tri ngjyrat serbe apo se Kosova është Serbi. Mua këtu asgjë nuk më pengon. Ishte tren i zakonshëm e jo tank apo makinë e blinduar”, thotë ai.
Ai tha se nuk duhej që të bëhej kaq e madhe dhe tragjike kjo punë pasi ai ishte vetëm një tren, jo një tank, jo një avion, thjeshtë ishte një tren që qonte udhëtarët të zakonshëm dhe prindër me fëmijë.
“Kemi mundur ta shtyjmë trenin deri në Mitrovicë, por nuk ishte interesi jonë. Do të kishte të vdekur në të gjitha anët. Ky incident u ndal nga ne”, theksoi kryeministri serb.






















