Kjo i bie që Vuçiq për gjashtë orë reshtë e ka prezantuar programin e tij qeveritar.
Sipas mediave serbe, Vuçiq ka arritur në Kuvend 15 minuta para fillimit të seancës, ku e ka prezantuar kabinetin e tij të ri. Pak para orës 20 ka përfunduar me prezantimin e programit.
Më pas, kryetarja e Kuvendit, Maja Gojkoviq ka kërkuar pauzë dhe ka shtuar se seanca vazhdon nesër nga ora 10.
Vuçiq në fillim të fjalimit e ka falënderuar Alfred Guzenbauerin, ish kryeministrin rumun, Viktor Ponta dhe ish shefin e diplomacisë italiane, Franco Frattini, të cilët ishin të pranishëm në seancë.
Gjatë fjalimit të tij, opozita është larguar nga salla.
Mandatari ka prezantuar programin e shkruar në 68 faqe.






















