Vuçiq ju ka thënë gazetarëve se Serbia e ka pasur të qartë që nga fillimi i bisedimeve në Bruksel se Prishtina do të ndërmerr hapa të tillë.
Sipas tij, përfaqësuesit e Prishtinës secilën herë kanë refuzuar që të bisedojnë për pasurinë në kuadër të dialogut.
“Kështu që këtë hap të Prishtinës, që nuk është asgjë tjetër përveç marrjes së pasurisë së huaj, e vlerësojmë të pavlefshëm”, ka thënë kryeministri serb.
Qeveria e Kosovës në fillim të kësaj jave ka vendosur që të gjithë pasurinë e Kosovës nga koha e ish Jugosllavisë e më pas edhe të Serbisë, ta regjistrojë në emër të Republikës së Kosovës.
Ky vendim pati ngjallur reagime të ashpra në Serbi, gjë që tregon edhe vendimi (kot) i sotëm i Qeverisë së Serbisë.






















