Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për B92 ka pranuar se Serbia i ka ofruar informacionet e saj për Kumanovën.
Ai ka shtuar se roli i shërbimeve të tij ka qenë i rëndësishëm pasi, sipas tij, “shërbimi serb ka qenë ai që i ka dhënë informacionet e para për grupin e armatosur nga Kosova”.
Ndërkohë, presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, i cituar nga mediat italiane, ka fajësuar planin e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe që daton prej vitit 1878, dhe shoqatën politiko-ushtarake për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar, që kërkon krijimin e një territori të integruar në territoret e Maqedonisë, Serbisë, Malit Zi, Bullgarisë dhe Greqisë”.