Sipas tij është lehtë të flitet për luftë, por problemet duhet të zgjidhen, dhe të gjendet e rrrugë e re për të dy vendet.
“Është lehtë të thuhet për të luftuar për Kosovën, por unë dua një rrugë të re. Dua të flasim hapur dhe drejtë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë”, tha Vuçiq për “Blick” të Zvicrës.
Sipas tij serbët ende nuk janë gati për një zgjidhje të tillë, por që ai pretendon se është rruga më e mirë për të dyja vendet.
“Edhe pse serbët ende nuk janë gati për një gjë të tillë, ne duhet të punojmë, dhe të shohim nëse rezultati është i mirë apo dështim”, shtoi ai.
Vuçiq foli edhe për raportet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Zvicër.
“Unë e di se shqiptarët dhe serbët në Zvicër jetojnë në paqe, dhe madje edhe si miq, dhe kjo është ajo çfarë duhet të arrijmë”, tha presidenti i Serbisë.
Propozimi i Vuçiqit për dialog të brendshëm për Kosovën, është bërë temë diskutimi në Serbi tash e disa ditë.























