Mëtutje, ai ka përkujtuar se këmbimi tregrar i Serbisë me Shqipërinë është 102 milionë euro në vit dhe ka vlerësuar se ekzistojnë kushte që ky këmbim të jetë edhe më i madh, por për këtë duhet eliminuar barrierat administrative dhe doganore, pasi vetëm për një ditë të pritjes në doganë, vlera e prodhimeve bujqësore zvogëlohet për 7%, transmeton lajmi.net.
“Shpenzimet logjistike në Ballkanin Perëndimor janë 16% të GDP-së, ndërsa në Bashkimin Evropian, ato janë 8%”, tha Vuçiq.
Kryeministri i Serbisë ka vlerësuar se shqiptarët janë biznesmenë të mirë dhe se ndërmarrësit serbë duhet të bashkëpunojnë me ta dhe të investojnë në Shqipëri.





















