Gjuriq iu tha gazetarëve se kryeministri i ka porositur serbët e Kosovës se vendimet e tyre duhet të jenë unike.
Drejtoi i zyrës serbe ka thënë poashtu pas takimit me Vuçiq dhe deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës se Mirjana Jevtiq, ministre e administrimit të pushtetit lokal , e cila është vendosur në këtë post në vend të Ljubomir Mariqit, duhet të tërhiqet.
“Të gjitha vendimet e serbëve në Kosovë dhe Metohi duhet të merren në një mënyrë unike, me anë të bisedimeve, jo grindjeve, por me konsensus”, theksoi ai.
Në takim me kryeministrin serbë në takim ishin deputetët e Listës Serbe, përfaqësuesit serbë në qeverinë e Kosovës dhe kryetarët e komunave serbe , por jo ministrja Jevtiq, theksoi më tutje Gjuriq, raporton “Tanjug”.























