Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, tha se familjet e viktimave në rastin e “Panda” do të presin të vërtetën, dhe se autoritetet e dinë se çfarë ka ndodhur.
“Ne e dimë se çfarë ka ndodhur, vetëm po kërkohen detaje shtesë që e vërtetojnë këtë. Unë mendoj se ne jemi afër. Ne e dinim një vit më parë, por nuk i kishim emrat. Tani unë mendoj se ne i kemi emrat”, ka thënë Vucic, raporton B92.
GazetaExpress rikujton se fjala është për një vrasje të 6 të rinjve serbë që kishte ndodhur në qytetin e Pejës, në një kafe bar me emrin “Panda”, në vitin 1998. Të rinjtë serbë ishin duke kaluar kohën e lirë kur disa persona të maskuar kishin hyrë në kafe bar dhe me armë automatike kishin gjuajtur duke lënë të vdekur 6 prej tyre.
Autoritetet serbe kishin akuzuar pjestarët e UÇK-së për atë akt terrorist. Kryeministri serb, Vucic, ishte pronocuar edhe disa herë më parë duke thënë se “vrasësit nuk ishin nga pala shqiptare”, duke lënë të kuptohet se vrasja ishte kryer nga shërbimet serbe, me qëllim të diskreditimit të luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës.






















