“Unë nuk e kuptoj pse ata papritmas filluan me Trepçën. Cili është qëllimi? Nëse dikush dëshiron të destabilizojë. Unë nuk besoj se shqiptarët kanë mundur ta bëjnë këtë pa ndihmën e dikujt, dhe kjo nuk është aspak e këndshme”, ka deklaruar Vuçiq në një intervistë për Vecernje Novosti, transmeton lajmi.net
“I gjithë komuniteti ndërkombëtar është i heshtur”, është shprehur ai.
Kryeministri serb ka folur edhe për bisedimet në Bruksel, pas bojkotit të Listës Serbe ndaj institucioneve të Kosovës.
Ai ka thënë se janë duke shikuar nëse do të vazhdojnë bisedimet. Vuçiq ka deklaruar se marrëveshja për telekomin është e mirë, por duhet të ndryshoj numri i antenave të operatorit serb.






















