• Latest
  • Trending
  • All

Vuçiç: Shqiptarët, popull në zgjerim, duhet të kemi kujdes

26/05/2015

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 13 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Vuçiç: Shqiptarët, popull në zgjerim, duhet të kemi kujdes

26/05/2015
in Lajme

Kumanova – Kryeministri serb u shpreh se Serbia është populli më i dashur për Maqedoninë, pas ngjarjeve që ndodhën në Kumanovë. Ai theksoi se shërbimet sekrete serbe janë pyetur për ngjarjen në Kumanovë

Rama – Kryeministri Edi Rama, në një prononcim për agjencinë e lajmeve AFP, u shpreh për thellim të bashkëpunimit me Serbinë. Sipas tij, të dyja vendet duhet të ecin përpara në rrugën e paqes

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Berlini – Samiti i Berlinit, i iniciuar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përveç premtimit për mbështetje me fonde për Ballkanin, e për integrimin në BE, ka “shkrirë” akujt mes dy shteteve 

Vizita në Tiranë

 

“Droni, ngjarje politike, unë e Rama e dimë kush e bëri” 

Rama & VucicVizita e Kryeministrit serb në Tiranë shihet me shumë interes për të dyja vendet, por në Beograd vëmendja duket se është përqendruar nëse Vuçiç do t’ia kthejë ‘reston’ Ramës për Kosovën ose jo. Ashtu si ajo e Ramës, edhe për Vuçiç është vizita e parë e një Kryeministri serb në Tiranë, pas disa dekadash. Kreu i qeverisë serbe dha dje disa qëndrime për vizitën në Shqipëri, situatën në rajon e Ballkan, duke paralajmëruar batuta me homologun Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, më 27 maj. I pyetur nga B92 për marrëdhëniet me Shqipërinë, ai tha se duhet të bëhet kujdes, pasi shqiptarët janë një popull në zgjerim. Megjithatë, Vuçiç nënvizoi se marrëdhëniet Serbi – Shqipëri janë të mira. Ndërsa lidhur me dronin dhe flamurin e Shqipërisë së Madhe, Kryeministri serb u shpreh se ai dhe Rama e dinë se kush e hodhi. “Shqipëria dhe shqiptarët janë një ‘popull në zgjerim’ dhe ne duhet të kemi kujdes me ta, të kemi marrëdhënie të mira. Ne e dimë dhe autoritetet e dinë se çfarë ndodhi, ishte pa dyshim e organizuar politikisht. Të dy, Edi Rama dhe unë, e dimë kush e bëri”, tha Vuçiç. Kryeministri serb tha se autoritetet serbe kanë bërë “numrin më të vogël të lajthitjeve në deklaratat politike në rajon”, duke shtuar ndërkaq se ka pasur disa të tilla, dhe vazhdoi: “Serbia është më e dashura në popullatën maqedonase, sidomos pas ngjarjeve të fundit. Ata na shohin se ne nuk kemi bërë asgjë për të trazuar vendin e tyre. Gjithashtu ne e duam Republika Srpska, por respektojmë Bosnjë-Hercegovinën”. Edhe pse vendi i tij ka shpallur si objektiv strategjik anëtarësimin në Bashkimin Europian, Vuçiç theksoi edhe një herë se Serbia nuk do të vendosë sanksione ekonomike kundër Rusisë dhe se nuk do të jetë një shërbyese e BE-së për sa u përket kushteve që mund t’i vendosen në lidhje me Kosovën, edhe pse në javët e fundit është përfolur se Serbia mund të ndryshojë kushtetutën pikërisht në nenet ku flitet për të. Ndërsa nuk ka ngurruar të flasë dhe për ngjarjet në Kumanovë, duke theksuar se shërbimi sekret serb njoftoi autoritetet maqedonase. “Ne nuk do të imponojmë sanksionet ndaj Rusisë. Ne duam marrëdhënie më të mira me SHBA-në, por ka pengesa siç është çështja e vëllezërve Bytyçi, ndaj të cilët ne reaguam shumë keq. SHBA-ja është e rëndësishme për të ardhmen europiane të Serbisë, sepse ne kemi kontribuar për paqen në rajon. Ne kemi qenë aktorë gjatë ngjarjeve në Maqedoni, shërbimet tona janë pyetur për Kumanovën”, tha ai. I pyetur në lidhje me heshtjen ndaj deklaratave të Kroacisë për rehabilitimin e një krimineli të Luftës së Dytë Botërore nga gjykatat serbe, Kryeministri theksoi se “unë nuk mund të pranoj atë që mendon zonja Pusiç (Vesna) për rehabilitimin e Drazha Mihailoviçit. Unë ju them se nuk mund të flasim për këtë gjë”. Duke komentuar në lidhje me çështjen e Vojislav Sheshel, ai tha se qeveria nuk ka marrë kërkesë për rikthimin në burgim të ish-shefit të tij. “Ne nuk kemi marrë një kërkesë zyrtare, por do të pyesim, ata nuk kërkojnë ndonjë garanci të veçantë, përveç marrjes së pasaportës së tij. Ne do ta shohim me vëmendje këtë çështje pa rrezikuar të ardhmen e Serbisë në BE. Do t’u shpjegojmë atë se sa i sëmurë është Shesheli, nëse është vërtet i tillë”, tha Kryeministri serb. I gjendur vazhdimisht nën sulmin e skifterëve brenda partisë së tij, kreu i Partisë Progresive të Serbisë tha se po shikon që të gjejë një pasues të denjë për kreun e partisë dhe theksoi se nuk dëshiron të rrijë gjatë në drejtim. Më 10 nëntor të vitit të shkuar, Kryeministri Edi Rama ishte i pari drejtues i lartë i shtetit shqiptar që vizitoi Beogradin. Vizita ishte e tensionuar, për shkak të incidentit të ndodhur në ndeshjen zyrtare ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian. Pikërisht në konferencën e përbashkët për shtyp, çështja e Kosovës ishte dhe përplasja e madhe e dy kryeministrave, ku Rama i kërkoi zyrtarisht Serbisë të njohë realitetin, Kosovën e pavarur. Për vizitën zyrtare të 27 majit, Kryeministri Edi Rama, duke folur për agjencinë e lajme AFP, u shpreh se duhet të thellohet bashkëpunimi me Serbinë. Kryeministri shqiptar theksoi se të dyja vendet duhet të ecin përpara në rrugën e paqes. Vuçiç do të marrë pjesë në konferencën e Forumit Ekonomik të Vjenës që mbahet në Tiranë. Gjithashtu, axhenda e tij parashikon takime me Presidentin Nishani, kryeparlamentarin Meta dhe liderin e PD-së, Basha.

 

Presidenti

Nikoliç: Sulmet, ide e Shqipërisë së Madhe

Presidenti Tomisllav Nikoliç, përpara takimit në Beograd me homologun e tij italian, Sergio Mattarella, nuk ka ngurruar të flasë për ngjarjen e dronit dhe vizitën e Ramës në Serbi. “Sulmet terroriste, si dhe provokimet e qëllimshme gjatë vizitës së delegacionit të Tiranës (në Serbi), janë një sinjal që i gjithë rajoni është në rrezik”, raporton ANSA. Më tej, ai theksoi se “unë mendoj se ky problem duhet kundërshtuar bashkërisht nga të gjitha vendet që kanë një popullsi të konsiderueshme shqiptare, e cila është një parakusht për bashkimin e planifikuar territorial të trojeve shqiptare”, deklaroi Nikoliç. Ai ka nisur një fushatë për miratimin e një platforme për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur. shqip

Post Views: 49
Previous Post

Kush ishin pjesëtarët e grupit të Kumanovës që po luanin lojë të dyfishtë?

Next Post

Mbesa që vrau gjyshen, kandidate për deputete

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Mbesa që vrau gjyshen, kandidate për deputete

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.