Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur sot seSerbia nuk heq dorë nga rruga e saj evropiane dhe as nga integriteti territorial, duke nënkuptuar Kosovën.
“Serbia politikën e saj që një kohë të gjatë e ka ndërtuar në atë mënyrë që ajo të jetë politika më e përgjegjshme, politikë në interes të popullit”, ka thënë Vuçiq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e presidentit serb, Tomisllav Nikoliq që Brukseli do ta kushtëzojë rrugën evropiane të Serbisë mënjohjen e shtetit të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Vuçiç theksoi se Serbia do të bashkëpunojë me të gjithë partnerët e saj në botë dhe se askush nga jashtë nuk e ka imponuar njohjen e shtetit të Kosovës.















