• Latest
  • Trending
  • All

Vuçiç provokon Kroacinë si misionar rus i destabilizimit në Ballkan – Nga Shaban Murati

07/09/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vuçiç provokon Kroacinë si misionar rus i destabilizimit në Ballkan – Nga Shaban Murati

07/09/2022
in Aktualitet

Shaban Murati

Nuk mund të imagjinohet as si skenar filmi që një ministër nazist pas Luftës së Dytë Botërore të ngrihej dhe të bënte padi kundër pilotëve dhe gjeneralëve rusë dhe amerikanë, që bombarduan Berlinin, Drezdenin dhe dhjetra qytete të tjera gjermane gjatë luftës së koalicionit antifashist botëror kundër nazizmit.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Por ja që del një ministër i qeverisë naziste të kriminelit ndërkombëtar të luftës Millosheviç, Aleksandër Vuçiç që sot është president i Serbisë dhe ka shpallur padi kundër disa pilotëve dhe disa gjeneralëve kroatë, të cilët morën pjesë në luftën e gushtit 1995 për çlirimin e territoreve kroate të pushtuara nga ushtria agresore e Serbisë dhe mercenarët e tyre serbë në Kroaci.

Ministrat e qeverisë naziste u dënuan me vdekje në Gjyqin Ndërkombëtar të Nurembergut, kurse Vuçiç dhe qeveria e tij naziste serbe, që ndërmori katër agresione kundër popujve joserbë në ish-Jugosllavi, falë zemërgjërësisë së pajustifikuar dhe të pashpjeguar të diplomacisë europiane jo vetëm nuk patën gjyq Nurembergu, por u rikthyen qetësisht në pushtet në Beograd dhe po guxojnë të akuzojnë dhe të padisin popujt joserbë, të cilët i vrau dhe masakroi masivisht qeveria naziste e Millosheviçit, ku Vuçiçi kishte portofolin e Gëbelsit.

Në datën 20 gusht gazeta serbe “Politika” njoftonte se Gjykata e Apelit e Beogradit kishte konfirmuar padinë e Serbisë ndaj katër pilotëvë të forcave ajrore kroate me akuzën për krime lufte gjatë pjesëmarrjes së tyre në veprimet luftarake të operacionit “Storm” të gushtit 1995 për çlirimin e territorit kroat të pushtuar nga Serbia, e cila kishte krijuar edhe të ashtuquajturën “Republikë serbe të Krajinës” brenda tokës kroate.

Në 21 gusht kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç vulosi karakterin zyrtar të padisë serbe, duke shprehur publikisht mbështetjen qeveritare për vendimin e padisë kundër ushtarakëve kroatë nga Gjykata e Apelit e Beogradit. Pra kemi një akt dhe veprim politiko-juridik të qeverisë së Serbisë për të sulmuar Kroacinë dhe për të acaruar qëllimisht marrëdhëniet me shtetin fqinjë kroat.

Provokimi zyrtar serb i tipit të ujkut, që ankohet për qingjin, nuk mund të mos shkaktonte reagimin e duhur dhe të drejtë të Kroacisë. Në datën 25 gusht kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, në mbledhjen e kabinetit qeveritar iu kundërpërgjigj me deklaratën se “Kroacia është viktimë e agresionit të Serbisë. Lufta për atdheun në vitet 1991-1995 është një luftë mbrojtëse. Serbia ka nevojë të përballet me të kaluarën e saj dhe me efektet e agresionit të “Serbisë së Madhe” të regjimit të Millosheviçit kundër Kroacisë”.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç deklaroi në 24 gusht lidhur me padinë serbe se “kjo është e organizuar nga Vuçiçi. Serbia sulmoi Kroacinë dhe jo e kundërta. Nesër Kroacia mund të padisë Vuçiçin për sulmin e tërbuar në territorin e Kroacisë në vitin 1995. Unë nuk dua të përmend gjëra që kanë ndodhur afër Zagrebit, në të cilat Vuçiç ka marrë pjesë dhe të cilat kanë elemente të përgjegjësisë kriminale. Pse ju po na provokoni ne?”

Pyetja themelore e presidentit të Kroacisë drejtuar presidentit të Serbisë është në vetvete një alarm diplomatik dhe shtetëror, që duhet të analizohet jo vetëm në lidhje me Kroacinë, por nga të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që përfshihen në formatin ish-jugosllav, ku diplomacia europiane futi brutalisht edhe Shqipërinë e mjerë.

Provokimi i Serbisë kundër Kroacisë për të ngritur tani padi kundër ushtarakëve kroatë pjesëmarrës të luftës për çlirimin e territorit të pushtuar nga ushtria serbe, tërheq vëmendjen për kohën kur bëhet dhe për karakterin e tij politik dhe strategjik, që lidhet me objektivin serbo-rus të destabilizimit të Ballanit.

Së pari, nuk mund të mos çudisë fakti që presidenti serb Vuçiç u kujtua tani, pas 27 vitesh të përfundimit të luftës çlirimtare të Kroacisë në territoret e veta, të ngrejë padi ndaj disa ushtarakëve kroatë të operacionit “Storm”, që dëboi ushtrinë pushtuese serbe nga Kroacia. Zhurma, që bën Serbia me padinë e saj se janë vrarë disa civilë serbë, vjen nga falsifikimi i së vërtetës që trupat serbe të kolonës se tankeve dhe të autoblindave po përdornin mburoja njerëzore me civilët serbë për të sabotuar operacionin ushtarak kroat dhe për të mbajtur territoret e pushtuara kroate.

Pse presidenti serb Vuçiç, i cili ka në pushtet 10 vjet qysh nga viti 2012 në postet e ministrit të Mbrojtjes, të kryeministrit dhe të presidentit të Serbisë, u kujtua tani në mandatin e tij të dytë presidencial në vitin 2022 të ngrinte padi kundër Kroacisë për gushtin e vitit 1995?

Janë dy shpjegime për këtë: 1) doktrina e re e “Botës serbe” e adoptuar tani nga qeveria e tij për bashkimin e serbëve të rajonit në një shtet të përbashkët, dhe 2) nevoja e re e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit, e cila doli tani me agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës, që nisi në shkurt 2022 dhe po vazhdon sot e kësaj dite. Kuptohet qartë se presidenti Vuçiç ka disa objektiva aktuale me këtë provokim të ri ndaj Kroacisë dhe me ndërgjegje po ndjek kursin e acarimit të marrëdhënieve me tensione, me shtetin fqinj anëtar të NATO-s.

Së dyti, presidenti serb e di fare mirë se Serbia nuk ka asnjë lloj juridiksioni në Kroaci dhe asaj, siç kanë theksuar autoritetet kroate, nuk i takon fare të ngrejë padi kundër ushtarakëve të një shteti tjetër. Për më tepër Kroacia dhe Serbia nuk e kanë ekstradimin e shtetasve të tyre. Kështu që çdo lloj padie apo gjyqi antikroat në Serbi është vetëm një shfaqje teatrale e qeverisë së Serbisë. Një shfaqje teatrale, që i shërben objektivit politik dhe diplomatik të presidentit të Serbisë për acarime dhe tensione të reja me Kroacinë.

Së treti, presidenti Vuçiç po i shkon me ndërgjegje acarimit të marrëdhënieve politike dhe diplomatike me Kroacinë, megjithëse e di që kjo do të ketë një kosto të rëndë për vetë Serbinë. Autoritetet më të larta kroate i kanë drejtuar presidentit serb mesazhe të qarta se Kroacia nuk do t’i hapë Serbisë dritën jeshile të anëtarësimit në BE, nëse ajo ndërmerr aktet dhe hapat, që sulmojnë të drejtat sovrane të shtetit të Kroacisë dhe cënojnë dinjitetin dhe interesat jetike kroate.

Në 23 gusht ministri i Drejtësisë i Kroacisë, Ivan Malenica, deklaroi se “padia serbe mund të jetë një arsye për të bllokuar hyrjen e Serbisë në BE”. Fakti që presidenti Vuçiç është gati ta paguajë çmimin e rëndë të bllokimit të anëtarësimit në BE për hatër një padie idiote antikroate, tregon dy gjëra: që Serbia nuk e ka seriozisht anëtarësimin në BE dhe që presidenti Vuçiç është i detyruar nga angazhimet e marra në Kremlin për të avancuar drejt tensioneve dhe konfliktit me shtetin fqinj kroat.

Provokimet e reja antikroate të presidentit Vuçiç janë një skenar i përgatitur me kohë, sepse ai ka urdhëruar ngritjen njera pas tjetrës të padive edhe kundër disa pilotëve kroatë, edhe kundër disa gjeneralëve kroatë, pjesëmarrës në operacionin e sukseshëm çlirimtar “Storm” të gushtit 1995.

Në 18 korrik presidenti Vuçiç tentoi personalisht një provokacion direkt antikroat, duke u përpjekur të hyjë ilegalisht në Kroaci pa njoftuar dhe pa marrë lejen e autoriteteve zyrtare kroate, sepse ai vinte si president i Serbisë për të organizuar ceremoni në ish-kampin e përqendrimit Jasenovac, të ngritur nga nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por autoritetet kroate me të drejtë ia ndalua atij hyrjen në Kroaci, duke shmangur provokacionin e presidentit serb të planifikuar për në territorin kroat.

Ka disa motive strategjike të presidentit Vuçiç në organizimin dhe programimin e tensioneve të reja me Kroacinë.

Së pari, presidenti serb po përpiqet që të ngrejë një valë të re të euforisë nacionaliste në qarqet politike, policore dhe ushtarake të Serbisë sipas skemave të zbatuara nga qeveria naziste e Millosheviçit, ku Vuçiçi ka qenë ministër i Informacionit. Për këtë qëllim Vuçiçit i duhet të shpërndajë një narrativë të re historike për agresionet e Serbisë në ish-Jugosllavi. I duhet të shtrembërojë të vërtetën e historike diskredituese për Serbinë agresore dhe për të ndërtuar portretin fals të një Serbie viktimë e popujve dhe e shteteve të tjerë të Ballkanit.

Ndaj Vuçiç i ka hyrë detit në këmbë për të hedhur në tregun e opinionit publik interpretimet e tij filonaziste për agresionet dhe masakrat masive serbe në Bosnje-Hercegovinë, në Kroaci dhe në Kosovë. Në kuadrin e politikës shtetërore serbe të deformimit të historisë presidenti Vuçiç shpiku edhe paditë ndaj ish-komandantëve të UÇK në Kosovë, të cilët mbrojtën familjet dhe shtëpitë e tyre dhe bashkë me NATO-n luftuan për të shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës nga gjenocidi dhe spastrimi etnik serb.

Në frymën e revizionizmit historik serb dolën dhe akuzat e çuditëshme serbe kundër popullit boshnjak sikur është fajtor për krime ndaj serbëve.

Narrativa e shtrembëruar historike e presidentit Vuçiç synon reabilitimin e politikës kriminale të qeverisë naziste të Millosheviçit dhe forcimin e pushtetit të qarqeve radikale dhe ultranacionaliste serbe. Në këtë klimë filonaziste presidenti Vuçiç po zbaton planin e tij për të riemëruar në pozita kyçe qeveritare, parlamentare, zyrtare dhe administrative kriminelët serbë të kohës së Millosheviçit.

Në datën 3 gusht 2022 krimineli i luftës gjenerali Bozidar Deliç, komandat i brigadës së motorrizuar të ushtrisë serbe gjatë agresionit serb në Kosovë në vitin 1999 dhe që akuzohej për vrasje masive të rreth dy mijë banorëve civilë shqiptarë, u zgjodh nënkryetar i Parlamentit të Serbisë nga shumica parlamentare e presidentit Vuçiç.

Në datën 26 gusht 2022 zgjidhet anëtar i Këshillit të qytetit të Beogradit një gjeneral tjetër serb kriminel lufte, Svetozar Andriç, i cili si komandant në ushtrinë e “Serpska Republika” ka dëbuar me dhunë masivisht banorët boshnjakë nga Zvorniku në vitin 1992 dhe ngriti një kamp përqëndrimi në Shushicë për boshnjakët, ku serbët vranë rreth 2 mijë civilë boshnjakë.

Kryetari i bashkisë së Beogradit, Aleksandër Sapiç, që është edhe nënkryetar i partisë SNS me Vuçiçin kryetar, deklaroi në 25 korrik se ai nuk ka dijeni për krimet e luftës të gjeneralit nazist Mlladiç, që është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si autori kryesor i masakrës masive të Srebrenicës. Madje ky zëvendës i Vuçiçit deklaroi se “Mlladiçi ka mbrojtur popullin serb”.

Rehabilitimi dhe pushteti i ri për figurat kriminale të regjimit të Millosheviçit po organizohet si një strukturë për të konkretizuar politikën e presidentit Vuçiç për revansh dhe konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor. Jo rastësisht tensionet e reja po shfaqen si mishërim i ambicjeve dhe rivendikimeve të Serbisë ndaj Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi.

Natyrisht nuk mund të mendohet se presidenti serb nuk e di që Kroacia nuk është arrë e lehtë për Serbinë, qoftë diplomatikisht, qoftë ekonomikisht, qoftë ushtarakisht. Kroacia nuk është as Bosnjë- Hercegovina, as Mali i Zi dhe dhe as Kosova, ku Serbia mund të shkaktojë trazira lehtësisht. Por presidenti Vuçiç e ka detyrë që të acarojë marrëdhëniet me Kroacinë, sepse është porosi e dhënë nga Kremlini dhe prapa tij në këtë guxim prej budallai të grindjes dhe të tensioneve serbe njëkohësisht me të gjitha shtetet fqinjë, ku shumica janë anëtarë të NATO-s, qendron Rusia. Moska ka nevojë strategjike tani për ngritjen e tensioneve në gjithë Ballkanin. Ndaj kemi një ofensivë masive të Serbisë për provokimin e tensioneve dhe të konflikteve në Ballkanin Perëndimor.

Nuk janë raste të veçuara këto shpërthime tensionesh nga Serbia në rajon tani. Është një kurs rajonal serb me mbështetje nga Kremlini. Pjesë e tij është histeria luftënxitëse e presidentit Vuçiç ndaj Kosovës, të cilën e ka kërcënuar me luftë tre herë brenda dhjetë muajve me pretekstin e targave. Është vërtet qesharake që presidenti serb nxjerr këtë pretekst, që në fund të fundit është zbatim i reciprocitetit sipas një marrëveshje të nënshkruar nga Serbia me Kosovën qysh në vitin 2011.

Ka shumë të drejtë ambasadori i shquar amerikan në Beograd Kristofer Hill, i cili në këtë rast ironizoi duke deklaruar se është bërë luftë për territore dhe madje edhe për një grua të bukur, por nuk është dëgjuar kurrë të bëhet luftë për targat. Të njejtin kurs po ndjek presidenti serb edhe në Mal të Zi, ku po nxit tensione të reja nëpërmjet Kishës Ortodokse Serbe, ndikimi dhe veprimi antimalazez i së cilës u forcua me marrëveshjen e fshehtë të kryeministrit Abazoviç me Kishën Ortodokse Serbe.

Tensione të reja po nxit Serbia në Bosnjë-Hercegovinë në prag të zgjedhjeve parlamentare atje. Presidenti i Kroacisë Milanoviç deklaroi në 30 gusht se paditë e Serbisë ndaj Kroacisë do të acarojnë marrëdhënet midis kroatëve dhe serbëve në Bosnje- Hercegovinë.

Nuk është rastësi që Rusia po i jep mbështetje të gjërë ofensivës së presidentit serb për tensione të reja me Kroacinë. Portali proqeveritar rus, i specializuar për Ballkanin, “Balkanist.ru” shkruante në 26 gusht se “Serbia nuk e harron tragjedinë “Storm” dhe midis Beogradit dhe Zagrebit kemi sërish shkendija”. Këto shkëndija dhe zjarri, që mund të vijë pas tyre, i interesojnë strategjikisht Rusisë për krijime tensionesh rajonale dhe për konflikte lokale në Ballkan.

Në kohën që Rusia është e zhytur deri në fyt në moçalin e agresionit të zgjatur në Ukrainë, ka shumë nevojë ta çvendosë vëmendjen perëndimore në Ballkan dhe t’i hapë probleme NATO-s në rajonin tonë. Këtë detyrë po zbaton presidenti Vuçiç dhe Serbia.

Tensionet e reja të Serbisë ndaj Kroacisë nuk kanë shkundur ende vetëm Shqipërinë, qeveria e së cilës është në gjumë dhe sheh ëndrra infantile me presidentin Vuçiç, që do ta çojë Shqipërinë drejt bashkim-vëllazërimit ballkaniko-perëndimor. Ujku po e kafshon gomarin, por qeveria vazhdon të shohë ëndrrën me përqafimin mbytës vëllazëror serb.

Presidenti serb Vuçiç, i cili po kërkon të bëjë holokaust për shqiptarët në Kosovë, ka dashuri për shqiptarët e Shqipërisë dhe vetëm në Tiranë nuk e kanë kuptuar ende se ajo është vetëm dashuri për detin Adriatik.

Previous Post

Kosova dhe Serbia gjithnjë e më afër “vendimeve të vështira”?

Next Post

“Keni 24 orë kohë për t’u larguar nga Shqipëria”, qeveria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmeve… 

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

“Keni 24 orë kohë për t’u larguar nga Shqipëria”, qeveria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmeve… 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.