Kryeministri serb, Aleksandar Vuçic tashmë ka filluar t’iu tregoj serbëve që vetëm atij duhet besuar, edhe nëse në pyetje janë deklaratat e personave të tjerë.
Pas deklarimeve të Komisionarit evropian për zgjerim për kushtëzimin e anëtarësimit të Serbisë në BE me Kosovën, deklarime krejt të ndryshme kanë bërë presidenti serb, Tomislav Nikoliq me deklarimet e kryeministrit serb, Aleksander Vuçiq, transmeton Indeksonline.
Nikoliq kishte thënë se ajo deklaratë nënkupton që Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën, ndërsa Vuçiq nuk ishte pajtuar duke thënë se Serbia edhe do ec drejt BE-së, por edhe do luftojë për “ruajtjen” e Kosovës.
“Secili prej nesh ka biseduar me Hahn-in ndaras…E kuptoj atë që ka mundur ta kuptojë Nikoliqi, mirëpo unë atë deklaratë e shoh nga një prizëm tjetër edhe pse unë nuk hezitojë që t’ia them popullit të vërtetën. A ka dëshirë dikush që Serbia ta njoh Kosovën është çështje tjetër, dhe është diçka tjetër nëse dikush e kërkon prej nesh këtë. Unë atë deklaratë nuk e kam kuptuar si qëndrim zyrtar”, ka thënë Vuçic.















