Shqiptari Michel Leskaj është vrarë mbrëmjen e 13 marsit në Itali për motive ende të panjohura.
28-vjeçari është qëlluar me thikë në Zagarolo, provinë e Romës.
Ai ishte nisur drejt Barit ku do të merrte tragetin për në Shqipëri por fatkeqësisht duke mos mbërritur dot në destinacion.
Ai ka telefonuar të motrën para se të ndërronte jetë duke i thënë se ishte qëlluar me thikë.
Ka qenë një kalimtar që ka njoftuar ndihmën e shpejtë por shqiptari ka humbur gjithsesi jetën.
Policia po heton për larje hesapesh dhe po verifikon kamerat e sigurisë.