Një shqiptar nga Kosova është vrarë sot me armë në Zvicër. Burime të albinfo.ch bëjnë të ditur se viktima është H.S. i lindur në fshatin S. të Kamenicës me banim në Gjilan.
Motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë një ngatërresë e hershme familjare që ka të bëjë me një borxh nga jashtë por që nuk ka pasur të bëjë drejtpërdrejt me të.
Mësohet po ashtu se i ndjeri ka punuar për shumë vite me radhë në St. Gallen pa letra pune duke lëvizur me leje qëndrim të Francës.
Sipas hetimeve të para të policisë, viktima ka qenë duke ecur nga rruga Webergasse në drejtim të rrugës Multergasse ku në udhëkryq viktima është përballur me dorasin.















