• Latest
  • Trending
  • All

Vrau shokun se dyshonte që i ngacmonte të shoqen

04/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Vrau shokun se dyshonte që i ngacmonte të shoqen

04/09/2014
in Lajme

Dosja e prokurorisë për vrasjen në një fshat të Mirditës

Autori e thirri viktimën në shtëpinë e tij pak minuta para krimit, ku e akuzoi për ngacmimin e së shoqes

Gjykata e Lezhës ka dhënë burg pa afat për 28-vjeçarin Azem Ukaj, i cili katër ditë më parë vrau shokun e tij në një fshat të Mirditës, pasi dyshonte se ai i kishte ngacmuar bashkëshorten. Në këtë ngjarje mbeti e plagosur rëndë edhe gruaja e viktimës, ndërkohë që gjatë masës së sigurisë, prokuroria ka paraqitur fakte të reja sesi është zbuluar autori dhe motivi i krimit të rëndë. Sipas prokurorisë, vetëm pak çaste pas atentatit, në derën e shtëpisë, ku mbeti i vrarë Berilion Kaçorri, 30 vjeç, viktima dhe autori ishin takuar në shtëpinë e këtij të fundit, ku kishin debatuar për të disatën herë mbi dyshimet që 28-vjeçari kishte mbi shokun e tij. Megjithatë, kjo është zbuluar nëpërmjet përgjimeve, pasi fillimisht asnjë i afërm, as i viktimës dhe as i autorit, nuk kanë pranuar të japin detaje mbi këtë krim.

Masa

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në këto kushte, me kërkesë të Prokurorisë së Lezhës, gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Azem Ukajn, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Sipas akuzës, ai akuzohet se më 1 shtator, në fshatin Lufaj të Mirditës ka vrarë me automatik Kaçorrin, si dhe ka plagosur bashkëshorten e këtij të fundit, Orjeta Kaçorri. Sipas dosjes së prokurorisë, rezulton se rreth orës 11:30 të 1 shtatorit, është dhënë njoftim në sallën operativë se në fshatin Lufaj të Komunës Selitë, është vrarë Berilion Kaçorri dhe është plagosur rëndë e shoqja, Orjeta Kaçorri. Menjëherë është formuar grupi hetimor, i cili ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer veprimet e para hetimore, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e autorit dhe kapjen e tij. Për këtë qëllim, në bazë të të dhënave operative, janë kryer veprime hetimore me anë të metodave speciale të hetimit, ku u morën të dhëna se autori ishte Azem Ukaj dhe u përcaktua vendndodhja e tij. Nga përgjimet e kryera ka rezultuar se vendndodhja e tij ishte në zonën e Matit, gjë që çoi më pas edhe në arrestimin dhe dërgimin e tij në dhomat e paraburgimit pranë Drejtorisë së Policisë së Lezhës. Nga punonjësit e policisë është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një automatiku, me një karikator me 13 fishekë, që është përdorur nga Ukaj për kryerjen e vrasjes.miredite vrasja mase sigurie (2)

Vrasja

Më tej, nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se krimi ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së Berilion Kaçorrit. Në afërsi të derës së shtëpisë është konstatuar një pellg gjaku dhe pesë gëzhoja model 56 me kapsollë të goditur. Kurse në pjesën ballore të shtëpisë janë gjetur katër dëmtime me armë zjarri. Nga këqyrja e kufomës ka rezultuar se kishte dëmtime me armë zjarri në pjesën e kokës dhe të trupit, ku kishte plagë tejshkuese në mushkëri dhe në zemër. Nga veprimet e tjera hetimore rezultoi se viktima është vrarë në banesën e tij nga Azem Ukaj, i cili pasi e ka thirrur Kaçorrin që të dilte jashtë, ka qëlluar me një automatik në drejtim të tij dhe të bashkëshortes së tij, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 30-vjeçarit dhe plagosjen e rëndë të Orjetës. Kjo e fundit, për shkak të dëmtimeve të rënda që ka marrë, është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë për mjekim më të specializuar.

Motivi

Nga veprimet hetimore të kryera në drejtim të zbulimit të motivit të ngjarjes, ka rezultuar se ndërmjet Azem Ukajt dhe të ndjerit Berilion Kaçorri kishte pasur konflikte të vazhdueshme në lidhje me faktin se autori dyshonte se viktima i kishte ngacmuar bashkëshorten. Për këtë dyshim, ata kanë biseduar disa herë, por Berilion Kaçorri nuk e ka pranuar këtë fakt.

Takimi

Pikërisht për këtë arsye, ata janë takuar edhe pak minuta para krimit. Më 1 shtator, Azem Ukaj ka pritur Kaçorrin në shtëpinë e vet. Aty, Azem Ukaj e ka akuzuar përsëri viktimën se i kishte ngacmuar bashkëshorten, por Berilion Kaçorri nuk e ka pranuar përsëri këtë fakt dhe ka shkuar në shtëpinë e tij. Pas këtij debati, shtetasi Azem Ukaj ka shkuar i armatosur në shtëpinë e Berilionit dhe pasi e ka thirrur që të dalë nga shtëpia, ka qëlluar me breshëri ndaj tij.

Previous Post

I këput hundën gruas, në pranga bashkëshorti

Next Post

Parku “Rinia” në Korçë kthehet në vepër arti

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Parku “Rinia” në Korçë kthehet në vepër arti

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.