• Latest
  • Trending
  • All

Vrau me 13 plumba të dashurin e motrës dhe kushëririn/ Zbardhet biseda e gardianit me viktimat: Hajde…

29/12/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Vrau me 13 plumba të dashurin e motrës dhe kushëririn/ Zbardhet biseda e gardianit me viktimat: Hajde…

29/12/2019
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme, SHQIPERIA

Gardiani i burgut të Fierit, Martin Skëndaj, ka qëlluar plot 13 plumba mbi komshiun e tij, Manol Rrapaj dhe kushëririn e këtij të fundit Elis Kapaj, duke i lënë të vdekur në vend. Të dy viktimat janë ndjekur me vrap rreth e qark poliklinikës së Patosit, ku janë qëlluar me një pistoletë tip “Glock” që Skëndaj e kishte tërhequr në datën 9 prill 2019, nga depoja e armatimit të burgut të Fierit.

“Shqiptarja.com” zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë, dinamikë e cila është filmuar dhe dokumentuar plotësisht nga kamerat e sigurisë së poliklinikës së Patosit. Të dyja vrasjet janë filmuar dhe për prokurorinë e Fierit, nuk ka asnjë dyshim se autor i këtij krimi të dyfishtë, është pikërisht i arrestuari Martin Skëndaj.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Dy viktimat Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj, fillimisht i kanë bërë pritë gardianit të burgut të Fierit, i cili sapo ka dalë nga poliklinika është përballur me goditjet me levë që i ka bërë Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj. I ndodhur përballë këtij sulmi me sende të forta, gardiani ka nxjerrë armën e shërbimit dhe më pas ka filluar t’i qëllojë të dy agresorët. Të parin ka vrarë Elis Kapaj, të cilin pasi e ka rrëzuar e ka qëlluar më pas me një plumb në kokë, duke ja puthitur pistoletën. Më pas ka ndjekur dhe ka vrarë të dashurin e motrës, Manol Rrapaj. Pasi ka kryer dy vrasjet, Martin Skëndaj, ka qëndruar në vendngjarje, duke hedhur armën luftarake dhe i ka kërkuar një mjeku të poliklinikës, që të njoftonte policinë, duke pritur në vendngjarje sa ka mbërritur policia.

Nga hetimet e para të kryera prej prokurorit, Çlirim Sino, rezultoi se shkak i këtij sherri është bërë një femër. Pikërisht, motra e Martin Skëndaj, ka qenë e martuar në fshatin Panahor të Mallakastrës dhe gjatë kohës që ka qenë e martuar, ka pasur lidhje me viktimën Manol Rrapaj, ky i fundit banor i fshatit Kuqar të Patosit dhe komshi me Martin Skëndaj. Për shkak të kësaj lidhjeje, motra e Martin Skëndaj, është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ka shkuar për të jetuar në një qendër sociale, në Vlorë.

Rreth datës 17 dhjetor 2019, në fshatin Kuqar të Patosit, Aleksandër Skëndaj, i cili është dhe babai i Martin Skëndaj, ka qenë duke kaluar në këmbë para banesës së vet dhe aty ka kaluar me automjet, Manol Rrapaj, i cili e ka provokuar Aleksandrin, duke i rënë borisë së automjetit. Për këtë provokim, ka lindur debati në rrugë midis këtyre dy personave dhe gjatë debatit nga banesa ka dalë, Martin Skëndaj, i cili ka ndërhyrë në këtë konflikt.

Dy ditë pas këtij konflikti, në 19 dhjetor 2019, rreth orës 09:00 të paradites, Martin Skëndaj, ka dalë nga banesa e tij në fshatin Kuqar dhe ka shkuar në Poliklinikën e Patosit, për të marrë një raport mjekësor për dëmtimin e dorës së djathtë. Prej mjekes së poliklinikës i është sugjeruar të shkonte në Poliklinikën e Fierit, ku të merrte një rekomandim nga mjeku specialist ortoped dhe në këto rrethana ka shkuar në Poliklinikën e Fierit dhe pasi ka marrë rekomandimin, rreth orës 12:00 ka shkuar në Poliklinikën e Patosit.

Në kohën që ka qenë në poliklinikë, ka parë që në dhomën e mjekes ishte, Manol Rrapaj, me të cilin Martin Skëndaj, dhe familja e tij ishin konfliktuar ditë më parë. Manoli është larguar nga poliklinika, ndërsa Martini, ka hyrë përsëri te dhoma e mjekes, ku përsëri i është rekomanduar të shkonte në Poliklinikën e Fierit. Në kohën që Martin Skëndaj, po dilte nga dera kryesore e poliklinikës është përballur me Manol Rrapaj, babanë e Manolit, Vladimir Rrapaj, dhe një kushëri të tyre që quhet Elis Kapaj.

Ky i fundit mbante, në dorë një send të fortë, levë, dhe ka filluar të debatojë me Martinin duke i thënë që “…hajde të sqarohemi pak bashkë…” dhe pasi i është afruar, e ka qëlluar me një levë në dorë. Aty kanë ndërhyrë persona të tjerë, të cilët mbanin, Elis Kapaj, që të mos vazhdonte sulmin ndaj Martin Skëndajt, me levën e hekurit. Në një moment që Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj, kanë dalë në pjesën anësore të Poliklinikës së Patosit pranë një automjeti, aty ka shkuar menjëherë Martin Skëndaj, i cili ka filluar të qëllojë me armën personale në drejtim të tyre duke i ndjekur edhe me vrap. Por Elis Kapaj është larguar me vrap, por është ndjekur nga autori, Martin Skëndaj, i cili vazhdonte ta qëllonte me armë dhe në një moment, Elis Kapaj, pasi është qëlluar, ka rënë përtokë në sheshin para Poliklinikës së Patosit dhe aty i është afruar Martini, i cili fillimisht e ka qëlluar me shkelm në kokë dhe më pas, me armën që kishte në dorë. Goditja është kryer me puqitje në kokë.

Pas ekzekutimit të Eli Kapaj, autori është afruar përsëri me armën në dorë nga vendi, ku qëlloi fillimisht dhe ka qëlluar përsëri në drejtim të Manol Rrapaj. Pasi ka kryer dy vrasjet, autori ka qëndruar në vendngjarje, duke hedhur armën luftarake dhe i ka kërkuar një mjeku të poliklinikës, që të njoftonte policinë. Skëndaj është arrestuar nga policia dhe ndaj tij momentalisht është ngritur akuza e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy personave.

Previous Post

Astronautja femër vendos rekord të ri hapësire

Next Post

Valë e re refugjatësh nga Siria, Gjermania i përgjigjet presioneve turke

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Valë e re refugjatësh nga Siria, Gjermania i përgjigjet presioneve turke

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.