Krimet ndëshkohen ashpër në Jemen dhe kjo tregohet edhe në rastin e një përdhunuesi. Në muajin qershor, autoritetet në Jemen ekzekutuan një 41-vjeçar, i gjetur fajtor për përdhunimin dhe më pas vrasjen e një vajze 3-vjeçare.
Muhammad al-Maghrabi u mor nga ushtarët dhe u dërgua në qendër të kryeqytetit Sanaa. Aty, ushtarët e shtrinë përtokë ashtu të prangosur siç ishte dhe më pas e ekzekutuan me një breshëri kallashnikovi.
E gjithë skena ka ndodhur në sytë e dhjetëra qytetarëve të mbledhur, që kanë filmuar dhe fotografuar gjithçka nga ngjarja.

SHQIP



















