Policia e Korçës nuk ka gjetur asnjë provë që të konfirmojë telefonatën që raportoi për vrasje të dyfishtë në fshatin Lekas.
Në një prononcim për ABC Ness, shefi i policisë së Korçës Zija Sulaj thotë se policia krehu të gjithë zonën dhe nuk gjeti asnjë shenjë të vrasjes.
Ndërkohë, personi që telefonoi sallën e operative duke njoftuar për dy të vrarë, vijon që ta ketë të mbyllur telefonin.
Sipas shefit të Policisë së Korçës, autoritetet i qëndrojnë versionit që telefonata ishte false, për sa kohë që nuk është gjetur asnjë provë.















