Njoftimi i Policisë së Sarandës:
Rreth orës 03:55, në lagjen “Qafë Gjashtë” të Sarandës, në një pikë karburanti, një person ende i paidentifikuar, i armatosur me armë gjahu, ka shkuar me qëllim për të vjedhur dhe ka qëlluar me çifte punonjësin e kësaj pike, shtetasin: Artan Hoxha, 44 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, i cili për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit të Sarandës.
Dyshohet se autori ka shkuar me një motor të kuq, i pamaskuar dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60.000 (gjashtëdhjetë mijë lekë) të rinj. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.






















