Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje vrasjen dhe plagosjen e ndodhur në fshatin Shtëpëzë të Gjirokastrës. Burime policore thanë se është identifikuar autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Në lidhje me ngarjen e ndodhur në afërsi të fshatit Shtëpëz, Gjirokastër, ku ka mbetur i vrarë me arme zjarri Dorian Çelo Lluka, 29 vjeç, banues në Gjirokastër dhe është plagosur Birbil Çelo Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili është në gjendje të rëndë dhe është sjellë në Tiranë, rezulton paraprakisht se:
Në vendin e quajtur Kthesa e “Andon Poçit”, Gjirokastër, është gjetur i braktisur, automjeti tip “Benz”, me targa AA 006 IY. Ne vendngjarje janë sekuestruar gëzhoja dhe janë fiksuar njolla gjaku.
Dyshohet se autor i vrasjes dhe plagosjes është shtetasi Enerik Bexhet Lluka, 28 vjeç, ku po punohet për kapjen e tij.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje sapo ka marrë njoftimin, ku ka bërë sigurimin e banesës së autorit të dyshuar, me qellim parandalimin e përshkallezimit të mëtejshëm të ngjarjes si dhe ka bërë shoqërimin e disa personave për tu pyetur në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e autorit te dyshuar te ngjarjes”, thuhet në një informacion paraprak të policisë.



























