Burime nga Policia e Kosovës i kanë thënë Express se një shtetase nga Serbia me vendbanim në Beograd është arrestuar për vrasjen në Shtërpcë.
Policia rajonale e Ferizajt ka konfirmuar për Express se shumë shpejt do të lëshojnë një komunikatë për media në lidhje me rastin.
Trupin e masakruar të Draginjas, e kishte gjetur policia e Kosovës, e cila menjëherë trupin e saj e ka dërguar për obduksion në Prishtinë.






















