Musliu ka thënë se nuk beson se Gjykata Speciale do të merret me këto vrasje.
“Personalisht nuk besoj se do të jenë subjekt i hetimit dhe ndjekjes nga Gjykata Speciale por a do të doja që të ishin, patjetër se po sepse kushdo qoftë ajo, kjo Gjykatë Speciale apo kushdo tjeter që ndikon ne zbardhjen e këtyre krimeve do ta përkrahja në çfarëdo forme por nuk besoj se do të jenë këto raste ato që do të trajtohen nga Gjykata Speciale”, është shprehur Musliu.
Musliu në rtv21 ka thënë se krejt ajo se çka do të duhej është që ne këtu në Kosovë të krijojmë një klimë që realisht do t’i shërbente zbardhjes së këtyre rasteve.
Sipas Musliut kjo do të fillonte prej një sigurie juridike për ata që kanë pasur shumë probleme dhe që sipas tij jemi dëshmitarë të mbrojtur të cilët janë vrarë rrugës.






















