Gjatë gjashtë votimeve të mëparshme për të zgjedhur pasuesin e Ban Ki-moonit, Britani e Madhe, Kina, Franca, Rusia dhe SHBA do të përdorin fletëvotime me ngjyrë rozë për t’i vlerësuar kandidatet, ndërsa 10 anëtarët e tjerë të Këshillit do të përdorin fletëvotime me ngjyrë të bardhë, transmeton Express.
Rezultatet nga fletëvotimet me ngjyrë rozë të pesë shteteve anëtare me të drejtë vetoje do ta vendosin garën për Sekretar të ri të OKB-së.
ër momentin, 10 kandidatë janë në garë për këtë post, përfshirë udhëheqësin e garës, ish kryeministrin e Portugalisë, Antonio Guterres, i cili ka qenë edhe shef i OKB-së për Refugjatë për një dekadë.
Në të gjitha pesë votimet e para, Guterres e ka zënë vendin e parë, ama ka marrë edhe dy vota “dekurajuese”, duke nxitur spekulime se njëra nga to mund të jetë hedhur nga një shtet anëtar me të drejtë vetoje, i cili mund edhe ta bllokojë zgjedhjen e tij Sekretar të Përgjithshëm.























