• Latest
  • Trending
  • All

Vota e emigracionit, koha për reflektim

03/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Vota e emigracionit, koha për reflektim

03/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Afrim Krasniqi

Në fushatën elektorale 2009 dhe 2013 partitë kryesore politike premtuan reformimin e legjislacionit zgjedhor, për të mundësuar pjesëmarrjen aktive në votime të emigracionit të përkohshëm me banim në vendet e tjera, si dhe të diasporës me shtetësi aktive shqiptare. Premtimet u bënë aq të njëjta sa palët shpejt hoqën dorë nga tema e emigracionit, për shkak se u duk se nuk kishte dallime dhe efekti për çdo parti do ishte i njëjtë. Njëherësh, në dy proceset e fundit parlamentare dhe sidomos në zgjedhjet lokale 2011 në Tiranë, Korçë, Kavajë, Durrës dhe disa zona të jugut, partitë ndërtuan një infrastrukturë aktive kontaktimi dhe transporti për emigrantët jashtë për të ardhur dhe votuar në Shqipëri. Në funksion të skemës në Rinas u regjistruan më shumë se 18 udhëtime të porosita me avion, kurse në Korçë e Gjirokastër hynë më shumë se 50 autobusë me emigrantë votues për të gjitha partitë së bashku.

Pas zgjedhjeve 2009, ashtu si edhe pas zgjedhjeve 2011 dhe 2013 fituesit festuan dhe humbësit u morën me kutitë e votimit, duke harruar premtimin për votën e emigracionit. “Harresa” nuk u ndikua as nga peticionet e komuniteteve të ndryshme shqiptare në botë, të cilët apelonin pjesëmarrje dhe votim. Një vit pas zgjedhjeve parlamentare askush nuk flet më për emigracionin dhe asnjë parti nuk ka paraqitur ende një amendament apo platformë konkrete për zgjidhjen e këtij problemi. Në fakt, më 2004 IOM nënshkroi marrëveshje me qeverinë shqiptare për votën e emigrantëve më 2009, por dhjetë vjet më pas as IOM dhe as qeveritë nuk e kanë mbajtur premtimin, ndërkohë emigrantët vijojnë të jenë kontingjent sezonalë që japin pa marrë asgjë nga politika.

Kushtetuta e Shqipërisë, neni 45, thekson se “çdo shtetas që ka mbushur 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet”. Kushtetuta njeh parimin se “vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë” dhe përjashton nga e drejta e zgjedhjes vetëm shtetasit e deklaruar të paaftë mendërisht me vendim gjykate të formës së prerë. Të njëjtat parime sanksionohen edhe në Kodin Zgjedhor në RSH (2008, neni 3). Në dukje Kushtetuta bëhet garante e votës së çdo shtetasi, por në praktikë, ndryshe nga modele të tjera kushtetuese në disa vende evropiane, kushtetuta shqiptare nuk ka një përcaktim të qartë të qytetarit që jeton jashtë vendit (emigracionit të përkohshëm dhe diasporës me shtetësi), kurse Kodi Zgjedhor flet vetëm për shtetasit me banim brenda territorit.
Nga 1995 Shqipëria është anëtare e KE-së dhe ka pranuar si standarde referuese për të vlerësimet e Komisionit të Venecias. Në rastin e votës së emigrantëve standardet e pranuara përcaktojnë se “votimi jashtë vendit garanton barazinë mes qytetarëve që jetojnë në vend dhe emigrantëve. Ai siguron që qytetarët të mbajnë lidhjet me vendin e tyre të origjinës dhe rrit ndjenjat e tyre që i përkasin një kombi, ku ata janë anëtarë, pavarësisht nga rrethanat gjeografike, ekonomike ose politike”(KE, 2011). Pasi qeveria turke mundësoi votën e emigracionit të vet në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, Shqipëria bëhet vendi i vetëm në NATO dhe natyrisht vendi i vetëm brenda anëtarëve apo kandidatëve për në BE që nuk ka mundësuar ende votën e lirë të emigracionit të vonë apo diasporës me shtetësi aktive. Referenca unike merr vlerë më të madhe kur konstatohet se masa e votuesve shqiptarë jashtë territorit të vendit përbën 60% të numrit të votuesve aktivë në zgjedhjet shqiptare. Pra, një pjesëmarrje aktive e emigracionit në votime do të ishte përcaktues për rezultatet zgjedhore dhe qeverisjen e vendit.

Emigracioni shqiptar ka një marrëdhënie të njëanshme me sistemin politik e qeverisës shqiptar. Ata janë larguar për shkaqe politike ose ekonomike, janë krijuar një standard jetese normal në vendet e tyre, janë integruar dhe janë ndjekës emocionalë të ngjarjeve në Shqipëri. prej vitesh ata janë kontribuuesit kryesorë në buxhetin familjar shqiptar, dhe në forma më elitare, janë potenciali më aktiv dhe më produktiv i imazhit të Shqipërisë në shoqëritë evropiane e amerikane. Në shkëmbim ata nuk kanë arritur ende të fitojnë jetësimin e parimit kushtetues të votës, nuk kanë ende një institucion shqiptar ekzekutiv referues për problematikën e tyre, nuk janë shndërruar ende elementë institucionalë brenda partive politike dhe nuk janë bërë ende temë me rëndësi në debatin politik shqiptar. Përkundrazi, partitë politike, në kundërshtim me legjislacionin mbi partitë, kanë krijuar degë dhe struktura përfaqësimi në emigracion, për ti përdorur ato si burime financiare dhe mbështetjeje në kohën e fushatave elektorale. Disa parti kanë rezervuar vende në strukturat e Asambleve/Këshillave për emigracionin, por në thelb, asnjëra prej tyre nuk ka institucione specifike aktive që trajtojnë emigracionin dhe problematikën e tyre. Dhe natyrisht, asnjë parti nuk ka bërë ende hapa seriozë reflektimi për të hapur sistemin përfaqësues drejt emigracionit.

Midis shumë teorive alibia kryesore lidhet me pamundësinë e shtetit për organizimin e votimeve jashtë apo lidhjen e të drejtës së votës me pagesën e taksave. Alibia e parë bie pasi edhe vende me potenciale më të vogla infrastrukturore si Kosova e Maqedonia e kanë jetësuar me sukses votën e emigracionit, alibia e dytë është abuzive, pasi vetë ekonomia shqiptare brenda vendit është mbi 30% informale, pra mbi 30% e popullsisë brenda nuk plotëson kushtin e taksave megjithatë merr pjesë në votime, madje është pjesa më militante e partive politike. Shqipëria si shtet nuk i ka kërkuar asnjë shteti brenda BE mbështetje në jetësimin e votës së emigracionit atje (me siguri mbështetja jepet dhe është reciproke), siç Shqipëria nuk i njeh të drejtën e votës lokale të qytetarëve të BE me qëndrim dhe aktivitet në Shqipëri, megjithëse vetë ajo kërkon të njëjtën gjë për qytetarët shqiptarë brenda BE-së.

A duhet kërkuar arsyeja e vërtetë e refuzimit të emigracionit si mekanizëm parandalues i ardhjes së një fluksi votuesish që nuk janë militantë partiakë dhe partitë nuk mund të kontrollojnë votën e atyre? A mbahet në këmbë me konsensus një sistem votimi që pamundëson votën e emigracionit, si mjet për të ruajtur edhe më tej monopolin dy partiak mbi sistemin zgjedhor dhe administrimin zgjedhor? A do të mundeshin partitë tona politike të ishin kaq të mbyllura, kaq personale, kaq refuzuese ndaj demokracisë së brendshme dhe kaq të ftohta me elektoratin nëse mbi 1.2 milion emigrantë nga Italia në SHBA do të gëzonin të drejtën e votës aktive? A do mundeshin liderit politikë të emëronin në listat për deputetë miqtë personalë, besnikët militantë dhe sponsorizuesit informalë shpesh të inkirminuar nëse e drejta e votës do ishte përtej “fshatit”, me pjesëmarrjen e brezave të rinj shqiptarë me kulturë evropiane e amerikane që jetojmë në BE ose më në perëndim?

Janë një sërë pyetjesh simbolike, përgjigjen e të cilave me siguri shumica e mendon dhe e di. Tipari i vendeve me demokraci të brishta dhe sjellje oligarkike e provinciale është dhe mbetet kontrolli mbi votën, qeverisja nga pakica në shoqëri, mungesa e transparencës dhe përgjegjësisë, kufizimi i demokracisë dhe distanca e thellë midis akteve praktike dhe legjislacionit të shkruar. Modeli shqiptar e vërteton këtë. A ka ardhur koha që gjërat të ndryshohen? Vetë BE dhe KE duhet ta promovojnë këtë stad të ri nëse ende duan që gjërat “të ndryshojnë nga poshtë”, që sistemi të funksionojë dhe që jeta politike të bëhet më moderatore, më përfaqësuese dhe transparente. Me siguri në zgjedhjet e ardhshme lokale nuk do ketë ndryshim, por më 2017 mund të jetësohet ai. Nëse që tani flasim, debatojnë, marrim nisma, bashkojmë zërat dhe i detyrojmë partitë dhe institucionet të kthejnë sytë nga Kushtetuta dhe standardet e larta demokratike.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Bota më shumë se kurrë ka nevojë për bashkim, drejtësi dhe liri

Next Post

Arben Kumbaro nuk është vëllai i ministres; është Arben Kumbaro

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Arben Kumbaro nuk është vëllai i ministres; është Arben Kumbaro

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.