• Latest
  • Trending
  • All

VOA: Prirje të reja të emigracionit shqiptar në Greqi

13/11/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VOA: Prirje të reja të emigracionit shqiptar në Greqi

13/11/2022
in Aktualitet

Në 30 vitet e pas komunizmit emigracioni më i madh i shqiptarëve ishte drejt Greqisë fqinje. Por kohët e fundit numri i emigrantëve nga Shqipëria në Greqi po shënon rënie të ndjeshme. Kjo prej migrimit të brezit të dytë drejt Anglisë dhe Europës veriore. Studiuesit vlerësojnë se prirjet e reja migruese kanë ndikim edhe tek shumë zona ndërkufitare shqiptare. Emigrantët nuk po kthehen më nga Greqia në Shqipëri në mënyrë sezonale.

Në Vrisera të Gjirokastrës, një zonë kufitare buzë kufirit me Greqinë, një grusht banorësh janë mbledhur në një dëgjesë publike të Bashkisë së Dropullit për buxhetin e vitit të ardhshëm. Jeta e banorëve është bërë më e vështirë prej migrimit masiv dhe organizmi i shërbimeve sidomos për moshat e treta është një sfidë për qeveritë vendore.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Mihal Kicaqi nga Vriseraja flet për sfidat.

“Në zonën e Vriserasë të Dropullit të Sipërm kanë ikur masivisht. Këtu kanë mbetur shumë pak pleq. Disa shtëpi në çdo fshat. Maksimumi 30 shtëpi që janë me dy apo tre banorë. Dhe kjo krijon shumë vështirësi si për shërbimet sidomos shëndetësore, transportin jetën në përgjithësi.”

Zoti Kicaqi thotë më tej se largimi së fundi edhe nga Greqia i brezit të dytë e bën më të vështirë lidhjen me familjet në Shqipëri. Ai thotë se djali i tij ka migruar së fundi në Angli. Sipas saj, ai nuk e ka dëshiruar këtë migrim të dytë.

“Unë kisha djalin që më iku nga Greqia, nga Athina ku kishte punën, në Angli. Kjo për arsye se kishte rrogën e ulët dhe nuk i dilte të plotësonte nevojat. Gjetën mundësi më të mira atje dhe kështu kanë ikur shumë emigrant shqiptarë edhe nga Greqia. Nuk e doja një mergim të dytë të djalit, por tani po mësohemi”, thotë ai.

Në Greqi nuk ka ende statistika të qarta për largimin e shqiptarëve drejt vendeve europiane dhe në Angli. Kjo pasi një pjesë e migrantëve shqiptarë të brezit të dytë janë larguar me dokumente apo nënshtetësi greke.

Eda Gemi, një studiuese e njohur e çështjeve të emigracionit shqiptar në Greqi flet mbi këtë dukuri.

“Përllogaritet që rreth viteve 2018-2020 rreth 55mijë deri në 60 mijë shqiptarë të brezit të dytë janë larguar drejt Britanisë së madhe kryesisht. Ndërsa për sa u përket emigrantëve grekë të moshave të reja 18-29 është pak a shumë më 400 deri 450 mijë.

Zonja Gemi thotë më tej se drejt vendeve të Evropës Veriore apo në Angli po largohet një brez shqiptarësh i mirëkualifikuar.

Brezi i dytë i shqiptarëve në Greqi është shumë i kualifikuar. Zakonisht kanë mbaruar studimet në Greqi dhe këtë kapital dijesh ato e investojnë nënjë vend tjetër.

Studiuesja e çështjeve të emigracionit thotë se pavarësisht kurbave të lëvizjes së emigracionit shqiptar në Greqi, sidomos pas krizës ekonomike greke e cila shtyu shqiptarët të largohen nga Greqia si pasoje e nismave qeveritare greke ka pasur një lehtësim të punësimit sezonal të shqiptarëve në Greqi.

“Kemi një lloj liberalizimi të punësimit sezonal të shqiptarëve në Greqi. Kjo filloi që me pandeminë. Ishte pikërisht viti 2020. Nevojat për punësim sezonal kryesisht në bujqësi por edhe në blektori e bënë që qeveria greke të marrë vendimin që shqiptarët të shkojnë në Greqi me pasaporta pa pasur nevojën e vizave sezonale.

Emigracioni shqiptar ka qenë një mbështetës i madh për familjet në Shqipëri. Jo vetëm përmes dërgimit të parave por edhe përmes kontributit në mënyrë sezonale të familjeve që ktheheshin nga Greqia për te punuar dhe jetuar në Shqipëri.

Lëvizjet e reja të shqiptarëve nga Greqia sidomos të familjeve më të reja në moshë e kanë ndryshuar së fundi këtë trajektore lëvizjeje thotë zonja Gemi.

Nga momenti që një pjesë e konsiderueshme e emigracionit shqiptar në Greqi ka lëvizur drejt vendeve të tjera. Drejt atyre skandinave, Britanisë së Madhe apo Europës Kontinentale përfshi këtu Belgjikën, Gjermaninë kryesisht. Padyshim ka ndryshuar trajektoren e lëvizjes së familjeve shqiptare sidomos të atyre më të reja në moshë.

Zonja Gemi thotë më tej se Shqipëria nuk është një pol tërheqës për emigracionin shqiptar në Greqi për një seri faktorësh.

“Nga momenti që Shqipëria nuk është më një pol tërheqës për shqiptarët se po të shihni kurbën e këtyre trajektoreve të lëvizjes së emigracionit shqiptar pas vitit 2008 stacioni i parë për emigrantët shqiptarë që linin Greqinë ka qenë Shqipëria. Ishte ideja të rikonsideronin kthimin në Shqipëri për të përballuar rënien e ekonomisë në Greqi prej krizës financiare. Por Shqipëria nuk u ka dhënë shumë shqiptarëve dhe nuk u jep akoma shumë. Ka një treg pune që është i segmentuar. Nuk është i mirëorganizuar. Sektorë të ekonomisë nuk janë të strukturuara dhe të bazuara tek aftësitë profesionale dhe diplomat shkollore përkatëse. Por komuniteti shqiptar në Greqi është më i madhi pavarësisht rënies dhe pavarësisht rrymave të reja migratore. Asnjë komunitet tjetër nuk ka arritur të zëvendësojë shqiptarët në tregun e punës nëg Greqi.”

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria greke e Emigracionit për shtatorin e këtij viti flasin se në Greqi ndodhen 291. 868 emigrantë shqiptarë me leje qëndrimi të vlefshme të cilët përbëjnë rreth 61,4 % të të huajve të ligjshëm.

Numri i shqiptarëve që rezultojnë me lejeqëndrimet në shtator të vitit 2022 është dukshëm më i ulët se shtatori i një viti më parë kur regjistroheshin 425.740 persona me lejeqëndrimi të vlefshme, të cilët përbënin 63,% të të huajve në Greqi.

Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit përditësohen në dinamikë dhe ndonëse emigrantët nga Shqipëria përbëjnë pjësën dërrmuese të të huajve të pajisur me lejeqëndrimi, numri i tyre vjen gjithnjë e më në rënie./VOA

Previous Post

Kurti në Forumin e Paqes: Në qendër të marrëveshjes Kosovë – Serbi duhet të jetë njohja reciproke

Next Post

Vendet e Ballkanit Perëndimor në pritje të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Vendet e Ballkanit Perëndimor në pritje të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.